08:54 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjosha takim me kryeministrin e Landit të Hessenit, fokus proces i integrimit: Politika e zgjerimit i shërben edhe BE-së

11:33 | 03/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjosha takim me kryeministrin e Landit të Hessenit, fokus proces i integrimit: Politika e zgjerimit i shërben edhe BE-së

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti në një takim Kryeministrin e Landit të Hessenit,  Volker Bouffier dhe një grup deputetësh të këtij Landi.

Integrimit i Shqipërisë në Bashkimin Europian ishte në fokus të këtij takimi. Ministrja Gjosha, shprehu falenderimet për mbështetjen e çmuar që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në çdo hap të procesit, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit me vendet anëtare të Bashkimit Europian, në mënyrë që axhenda europiane e vendit të përparojë më tej.

Procesi i Berlinit ishte gjithashtu një pikë tjetër e rëndësishme diskutimesh ku bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të nxitur zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Landit të Hessenit,  Volker Bouffier vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë me reformat, veçanërisht reformën në drejtësi duke inkurajuar për zbatimin sa më të shpejtë të saj me rezultate të prekshme për qytetarët.

Ministrja Gjosha,tha se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me procesin e integrimit dhe gjithashtu shprehu bindjen se politika e zgjerimit i shërben jo vetëm vendeve aspirante për t’u bërë pjesë e BE-së , por edhe vetë Europës e cila vetëm e bashkuar mund t’i bëjë ballë sfidave me të cilat ndeshet. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Klajda Gjosha
Pas

Serbia paraqet prova të reja kundër Haradinajt, për çfarë bëhet fjalë

Para

Kush ishin dy heronjtë që shpëtuan mbrëmë jetën e Fernando Torres

Para
Kush ishin dy heronjtë që shpëtuan mbrëmë jetën e Fernando Torres

Kush ishin dy heronjtë që shpëtuan mbrëmë jetën e Fernando Torres

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.