20:01 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka i përgjigjet akuzave të Demit me diplomaci: Po ka të drejtë që jam punëtor

12:47 | 03/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Duka thumbon lojtarët e kombëtares: Festa ka mbaruar, duhet të djersini më shumë!

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, shpërtheu në akuza ndaj FSHF-së pas dënimit që Komisioni i Disiplinës dha ndaj skuadrës së kuqe për shkak të incidenteve që ndodhën fundjavën e kaluar në Kukës. Kreu i klubit të kuq, ndër të tjera deklaroi se nuk mund ta nënshtronin Partizanin disa rrugaçë të asaj Federate që rastësisht drejtojnë futbollin shqiptar.

Ndërsa presidenti i FSHF-së e konsideroi veten thjesht si një punëtor të zgjedhur në atë pozicion që mban. Në ndryshim nga Demi, kreu i Federatës është më diplomat dhe si gjithmonë i qetë në përgjigjet që jep.

Duka

I kontaktuar nga një e përditshme sportive presidenti Duka bëri të ditur se ndodhej në një takim pune jashtë Shqipërisë dhe se nuk ishte në dijeni të asaj çfarë kishte thënë presidenti i të kuqve. “Nuk di asgjë nga kritikat, pasi nuk jam në Shqipëri (sot). Megjithatë, pa i lexuar fare, po ju them diçka: Kritikat janë të mira, sjellin zhvillim”, u përgjigj fillimisht Duka.

Më tej, pasi u informua specifikisht se çfarë kishte deklaruar Demi për të dhe për institucionin që ai drejton, Duka shtoi: “Që jam punëtor, ka të drejtë. Mundohem sa më shumë të jem i tillë. Ndërsa për mënyrën se si menaxhohet Federata, gjithkush ka të drejtë të gjykojë dhe të japë opinione”.

Klubi i kuq dhe institucioni i futbollit shqiptar janë përfshirë në një përplasje të hapur mes tyre pas dënimit të Komisionit të Disiplinës dy ditë më parë, që vendosi ta ndëshkojë Partizanin me katër takime pa tifozë, në një kohë që Kukësi vetëm u gjobit pas incidenteve në sfidën e fundjavës.

Fillimisht ishin të kuqtë që reaguan ashpër ndaj FSHFsë dhe dje kjo e fundit renditi rastet kur “demat” ishin paralajmëruar për shkak të sjelljes së tifozëve dhe se vendimi i fundit ishte rrjedhojë e paralajmërimeve të mëparshme.

Etiketa: akuzatgaz demisport
Pas

Kush e vodhi faqen e AKIP?

Para

Lufta kundër kanabisit, Rama: Kemi një Plan Kombëtar, një shumëfishim operacionesh me autoritetet italiane

Para
Rama presidentit maqedonas: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur zoti Ivanov

Lufta kundër kanabisit, Rama: Kemi një Plan Kombëtar, një shumëfishim operacionesh me autoritetet italiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.