Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, çka i shokoi e pikëlloi të gjithë, teksa luante kundër Deportivo La Coruna.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke bërë xhiron e botës brenda pak orëve ka qenë veprimi i një lojtari të Deportivo La Coruna-s, skuadrës kundërshtare.
Në një moment teksa të gjithë ndiqnin gjithë ankth incidentin e Torresit, i cili u dërgua me urgjencë në spital, mesfushori i Deportivo La Coruna, Faycal Fajr, u pa teksa lutej për shëndetin e sulmuesit spanjoll.
Ky gjest fisnik i tij tërhoqi vëmendjen duke e shndërruar në objekt lajmi në mbarë botën. (XH.A/SHUPLAKA)