Al-Kaeda ka konfirmuar se është vrarë lideri numër dy i saj, Abu al-Khayr al-Masri, në Siri nga një sulm me avion pa pilot, të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Në deklaratën e grupeve militante në Magreb dhe Gadishullin Arab, thuhet se ai vdiq si “hero” nga sulmi ajror, duke vlerësuar se ky “ishte krim i ri nga Amerika dhe koalicioni”.
Masri ishte dhëndër i themeluesit të al-Kaedes, Osama bin Laden. Zyrtarët amerikanë thanë se Masri ishte vrarë më 26 shkurt nga një avion pa pilot i agjencisë CIA, ndërsa udhëtonte me makinë në qytetin sirian, Idlib.
Ky person ka kërkuar strehim në Iran, prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Për gati 19 vjet ai kërkohej nga forcat amerikane. (M.D/ Shuplaka)