18:50 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ekstradohet “i forti” i Mirditës që vrau një burrë e një grua për hakmarrje në vitin ‘97

17:33 | 03/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekstradohet “i forti” i Mirditës që  vrau një burrë e një grua për hakmarrje në  vitin ‘97

Interpol Tirana ka ekstraduar sot “të fortin” e Mirditës, i cili vrau një burrë dhe një grua në vitin 1997 dhe më pas u arratis në Britani. 

Ai është Gjergj  Çupi, 48 vjeç, banues në Kaçinar të Mirditës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë e ka dënuar Cupi me  25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Historia e vrasjeve daton që në vitin 1992 dhe lidhet me përplasjen e dy familjeve Çupi e Ndreca në Kaçinar të Mirditës për  hakmarrje.

Fillimisht vritet vëllai i Gjergj Çupit, Petrit Çupi. Asokohe, i pandehuri Mirash Ndreca u dënua me 22 vite burgim dhe vuajti dënimin deri në momentin që burgjet u hapën në vitin 1997.

Mirash Ndreca u arratis ndërsa Gjergj Çupi duke përfituar nga situata kur popullsia u armatos nga hapja e depove të armëve, mori një armë dhe më datë 27. 07. 1997 ka kryer vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës. Si pasojë e plumbave mbeti viktimë edhe shtetësja Donika Kadeli ndërsa u plagosën Prend Perkeqi dhe Frrok Perkeqi. Gjergj Çupi u shpreh se mori gjakun e vëllait të tij dhe u dënua për vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës dhe Donika Kadelit si dhe vrasje e mbetur në tentativë për Prend Perkeqin dhe Frrok Perkeqin.

Autoritetet britanike e arrestuan Çupin në vitin 2005 ndërsa tanimë kanë vendosur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: hakmarrjemirdite
Pas

Berisha: Rama zëvendëson Tahirin me Peleshin, var mëlçitë e qingjit në qafën e ujkut

Para

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, zbulohet kush qëlloi me armë

Para
Rrokadë shefash në qarkun e Korçës, cilët komisariate të policisë janë prekur (EMRAT)

Sherri mes biznesmenëve në Vlorë, zbulohet kush qëlloi me armë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.