04:43 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Negociatat me BE-në, Mogherini: Ne jemi gati, tani ju takon ju!

19:13 | 03/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Negociatat me BE-në, Mogherini: Ne jemi gati, tani ju takon ju!

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federika Mognerini, në takimin me studentët e Universitetit Politeknik në kryeqytet, shprehet se Bashkimi Europian është gati që të hapë negociatat me Shqipërinë.

“Nuk është e rëndësishme vetëm për BE-në por edhe për qytetarët shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të marrë hapat drejt integrimit në  BE, ne jemi gati për negociatat. Shqipëria të marrë hapat e duhura për të zbatuar Reformën që u miratua vjet. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm që të çelim hapat për drejtësinë. Ne jemi gati, tani ju takon juve të bëni hapa më përpara me të njëjtin qëndrim.”, tha Mogherini ndërsa fliste për Reformën në Drejtësi.

Sipas saj, Reforma në Drejtësi nuk është vetëm diçka që e kërkon Brukseli, por është i nevojshëm edhe për qytetarët shqiptarë.

FJALA E MOGHERINIT PARA STUDENTËVE:

“Unë dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve sepse ju më keni dhënë një nga bisedat më të ngrohta, sepse unë takohem me kryeministra, presidentë dhe të tjerë, por për mua të takohem me të rinjtë e këtyre vendeve ku shkoj më jep mundësinë që ta shoh vendin në sy.

Shpresoj të kemi një bashkëbisedim. Kjo është një mundësi e vërtetë e madhe.

Më erdhi në mend slogan i regjimit të mëparshëm, ndoshta jeni të rinj për ta kujtuar por e keni mësuar edhe në shkollë, slogani është: Ta duam Shqipërinë si e gjithë Europa! E kuptoj çfarë ngarkese të madhe ka patur kjo.

Për mua është absolutisht e qartë që Shqipëria është Europa, ju jeni europianë, shqipëria është zemra dhe thelbi i Europës, dhe Shqipëria është pjesë e Europës. Unë jam nga Italia, dhe më lejoni t’ju them se nga Puglia në një ditë me diell duket qartë Shqipëria, por si për mirë e për keq historia na ka bashkuar.

Gjatë 25 vjetëve të fundit lidhjet tona janë bërë gjithnjë e më të forta. Shqipëria është Europë dhe Shqipëria duhet të hyjë në BE.

Bashkimi ynë nuk ka për të qenë i plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e bashkimit tonë, dhe ky është një mesazh të cilin po e përcjell këtu. Ne përdorim shpesh një term, zgjerimi. Mua s’më pëlqen ky term, se po të flasim për zgjerimin do të thotë se ka një qendër që më pas zgjerohet dhe kjo nuk është e vërtetë. Prandaj më pëlqen të flas për integrimin dhe ribashkimin e vendeve të Europës. Ju jeni në zemër të Europës dhe është e natyrshme, dhe unë dua të flas për integrimin dhe ribashkimin e kontinentit europian.

Ne japim perceptimin se procesi shtyhet nga jashtë, domethënë ju keni ca detyra për të bërë por në fakt është një zgjidhje dhe punë e përbashkët të cilëm ne e bëjmë për t’u përmirësuar, është një rrugëtim të cilin ne po e bëjmë sëbashku.

Më lejoni tju them që Shqipëria ka ndryshuar shumë. Unë kam qenë këtu disa herë, ndoshta është meritë e ministrit tuaj të shkëlqyer të jashtëm, ky rajon ka një emërtim të caktuar, është si një lloj etiketimi që ta trajtoni me kujdes: Aktorët në rajon duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si trajtojnë fqinjët dhe rajonit. Mendoj se potenciali juaj është vërtetë shumë i madh, keni ëndrra dhe pritshmëri shumë të mëdha. Mos tregoni durim por kërkojini udhëheqësve tuaj , ngrijeni zërin tuaj, nuk po kërkoj protesta por duhet të punoni me anë të angazhimit, ju jeni vetë Shqipëria. Jeni e tanishmja, keni edhe përgjegjësi të cilat duhet t’i merrni.

Vitin e shkuar më bëri përshtypje, kuvendi juaj me unanimitet miratoi një Reformë Drejtësie e cila është e rëndësishme dhe që më parë kishte qenë debat. Nuk është se vetëm BE e kërkon këtë, por edhe është një gjë që ndodh, nuk është thjesht një gjë që e kërkon Brukseli.

Ajo që shoh unë është se janë qytetarët shqiptarë ata që presin një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, një sistem të pavarur dhe është e detyrueshme për udhëheqësit që ta bëjnë këtë.

Nuk është e rëndësishme vetëm për BE-në por edhe për qytetarët shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të marrë hapat drejt integrimit në  BE, ne jemi gati për negociatat. Shqipëria të marrë hapat e duhura për të zbatuar Reformën që u miratua vjet. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm që të çelim hapat për drejtësinë. Ne jemi gati, tani ju takon juve të bëni hapa më përpara me të njëjtin qëndrim.

Jeni tërësisht europianë edhe në këtë gjë, besoj se nuk bëhet fjalë për çështje të të kapërcyerit, ndalimet në vetvete përbëjnë thelbin e demokracisë.

Mendoj që lidershipi do të japë një zgjidhje konstruktive. Mendoj se ju jeni mjaftueshmërisht të rritur për të pasur mendimin e qëndrimin tuaj, Dua ta përfundoj me diçka, të bëj të njëtën gjë si ministri, është shumë simbolike që kemi patur këtë bisedë për të ardhmen e këtij vendi, kur BE filloi.. mund ta keni parë, festohet 60 vjetori i traktatit të Romës, dhe çfarë imazhi do ketë në vitet në vijim. E ardhmja e BE nuk është e ardhmja e 17 vendeve anëtare, pasi ndërkohë që ka vende që duan të largohen  ka të tjerë që duan të bashkohen, prandaj e ardhmja e BE-së është jo me 27, por 28 apo 29 e kështu me radhë. Por ka punë për t’u bërë si nga ne edhe nga ju.

E shoh se ka një vendosmëri shumë të madhe, jo vetëm që të jeni europianë por edhe anëtarë të BE.

E di që thashë se do përfundoj, kemi një privilegj të përbashkët, ne e shohim eurpën nëpërmjet syve të partnerëve tanë në të gjithë botën. Ata e konsiderojnë BE dhe europianët si një kontinent ku jeta është më e mirë se në të gjithë botën. Kam përshtypjen se ne si europianë nuk e kuptojmë këtë, vlerat dhe pasurinë që kemi. Flasim për 67 vite paqe, shumë duhet të bëhet ende, por kemi diçka të vyer që konsiderohet nga vendet e tjera të botës si unike. Nuk duhet ta shikoni të ardhmen si të largët, por si të afërt për juve. Ju lutem, afrojeni vendin tuaj drejt bashkimit europian.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: federica mogherini
Pas

Mogherini para studentëve: Ju tregoj për çfarë na ka zili bota dhe që ne nuk e dimë

Para

Zbardhet takimi i Presidentit Nishani me Mogherinin

Para
Zbardhet takimi i Presidentit Nishani me Mogherinin

Zbardhet takimi i Presidentit Nishani me Mogherinin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.