Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako vazhdon të japë udhëzimet mbi punimet e projektit “Veliera” aq shumë të përfolur. Të paktën kjo është përshtypja që të jep një foto e publikuar nga aktivistja Lorisa Ylli.
Aktivistja tregon se kanë nisur punimet edhe mbi një zonë ku janë pezulluar punimet, sipas një vendimi gjyqësor.
“Per vizite tek vendi i krimit si te zhduki dhe çka mbetur nga pjesa arkeologjike. Nje kendveshtrim i shkurter para krimit te rradhes ! Kjo eshte pjesa qe 2 dite me pare denoncuam ne video me Altin Goxhaj. Rruga e sapohapur zona “A” ! Vangjush Dako jep direktivat e betonit !”, shkruan Ylli.
Ndërkohë vetëm një ditë më parë, sipas yllit dhe avokatit Altin Goxhaj, Dako përzuri përmbaruesin gjyqësor që kishte shkuar të eksekutonte vendimin e Gjykatës për pezullimin e punimeve në zonën A. (D.D/Shuplaka)
FOTO E SOTME
VIDEO E DY DITËVE MË PARË