Përfundon takimi mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe zyrtares së Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Ky takim u zhvillua në ambientet e hotel “Rogner”, shumë pranë “Çadrës së Lirisë” ku po zhvillohet protesta e opozitës.
Sipas raportimeve, Basha shoqërohej nga Jorida Tabaku, Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi, ndërsa takimi i tyre zgjati rreth 20 minuta.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se me zyrtaren e lartë diskutuan për krizën politike dhe për zbatimin e dekriminalizimit.
“Zonja mogheri, mund t’ju them se kauza jonë, e aytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë. Ata që na kanë shoqëruar në 26 vite pushtet është se nuk është një pacient me grip, por një pacient me kancer që nuk mund të shërohet me një shurup.”, tha Basha.
Ndër të tjera, Basha foli edhe për protestën e opozitës dhe kërkesat për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Themeli i Republikës së re. Ju jeni admirimi i Evropës së qytetëruar. Paratë e pista dhe narkotrafiku po ndikojnë në votën e qytetareve. Është e domosdoshme dhe e panegociueshme qeveria teknike që do ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dy javë një kohë ishte mëse e mjaftueshme për ata që duan të na dëgjojnë. Ne nuk jemi këtu për të përcaktuar se kur i vjen fundi kësaj proteste. Ne jemi këtu për të tregua se nuk mbaron kjo betejë. Pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ne nuk dorëhiqemi. Koha për ndryshim është tani. Asgjë nuk mund të jetë më si më parë. Shqipëria do të ndryshojë. Fitoren e saj e shikoj në qëndresën tuaj.”, tha Basha.