Kreu i qeverisë, Rama ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha pas takimit të sotëm me zv/Presidenten e PE-së, Federika Mogherinin.
Ai ka shkruar se nuk mund të ishte shprehur mesazhi i Mognerinit më qartë se kaq.
Mognerini tha sot se zbatimi i vettingut përcakton hapjen e negociatave dhe nëse kjo vonohet atëherë negociatat digjen.
Përfaqësuesja e lartë e BE tha se bojkoti pengon vetingun dhe për pasojë edhe negociatat. Nisur nga kjo, Rama shkruan se më troç se kaq BE-ja s’ka folur kurrë.
“Bashkimi Europian përmes Përfaqësues së Lartë Federica Mogherini: Nisni Vetingun të nisim negociatat për anëtarësim! Më troç se kaq?”, shkruan Rama.
“Shqipëria ka arritur shumë prej një viti veçanërisht me miratimin e reformës në drejtësi dhe rëndësia e saj është njohur nga BE-ja që të rekomandonte çeljen e negociatave, por në veçanërisht zbatimi i Vettingut. Ne jemi gati, që të vazhdojmë të jemi të besueshëm dhe të çelim negociatat në mënyrë që Vettingut të zbatohet. Tani e keni radhën ju dhe ne jemi të gatshëm të shohim zbatimin e kësaj reforme” tha më përpara Mognerini.
(M.D/ Shuplaka)