15:34 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Prokurori serb i krimeve të luftës: Beogradi do ta humbasë betejën ndaj Haradinajt

08:24 | 04/03/2017
në Kosova, Rajoni, Te Gjitha
0
Prokurori serb i krimeve të luftës: Beogradi do ta humbasë betejën ndaj Haradinajt

Një ish-prokuror serb i krimeve të luftës ka krahasuar rastin e Haradinajt me arrestimin e një ish politikani të njohur boshnjak, të cilin Britania e Madhe nuk e kishte ekstraduar në Serbi për shkak të ndërhyrjeve politike.
Përmes këtij krahasimi, ai del në konkluzionin se Serbia nuk ka mësuar nga e kaluara.

Pjesëmarrja e drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në një konferencë për të prezantuar gjoja faktet e reja kundër Ramush Haradinajt, ka nxitur ish-prokurorin e krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç që të kritikojë vendin e tij për ndërhyrje politike në këtë rast.

Për të krahasuar dëmin që kjo gjë mund të sjellë në përpjekjen e Serbisë për të ekstraduar Haradinajn, Vukçeviç ka rikujtuar rastin e ish-politikanit boshnjak, Ejup Ganiç, i cili në vitin 2010 ishte arrestuar në Londër, po ashtu me urdhër të Serbisë.

Por, pas rreth 5 muajve ndalimi, Ganiç ishte liruar, ndërsa një gjykatës britanik kishte thënë se ka gjetur prova që rasti ka qenë “i motivuar politikisht”.

Në këtë kontekst, sipas prokurorit serb është e rëndësishme që kur një shtet të kërkojë ekstradimin e një personi, të mos ketë ndërhyrje nga ana e politikanëve.

Në fakt, rasti i Haradinajt me politikanin boshnjak ka ngjashmëri. Ganiç, para se të arrestohej në Londër ishte hetuar dy herë për akuzat ndaj tij, e në të dyja rastet nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme për ta dënuar.

Të njëjtën histori me drejtësinë ka dhe Ramush Haradinaj, i cili është gjykuar edhe nga Tribunali i Hagës, por që është shpallur i pafajshëm. Të mërkurën, gjykata franceze e Colmarit vendosi për herë të dytë që të shtyjë vendimin për kreun e AAK-së. Ai është arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze, bazuar në një fletarrest të Serbisë. Haradinaj, gjithsesi, do të mbesë në liri me kusht edhe për një muaj.

Etiketa: kosovaprokurorirajoniserbia
Pas

Pas tre vjetësh, NATO dhe Rusia bisedime në nivel ushtarak

Para

Nga Malta, trafikonte drogë në dyshemenë e makinës, bie në prangat e policisë në Kapshticë

Para
Nga Malta, trafikonte drogë në dyshemenë e makinës, bie në prangat e policisë në Kapshticë

Nga Malta, trafikonte drogë në dyshemenë e makinës, bie në prangat e policisë në Kapshticë

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Ngërç në bisedimet SHBA-Kinë për tarifat, Trump dhe Xi Jinping mund të përfshihen drejtpërdrejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.