Sot mbushen dy javë nga nisja e protestës së opozitës në shesh. Prej datës 18 shkurt opozita ka zhvilluar një protestë maratonë dhe të zgjatur në kohë. Tërësisht paqësore, me një çadër që më shumë sesa çadra e lirisë mund të quhet ‘’çadra e diskutimeve’’.
Ditë pas dite ftohen personazhe të njohur të politikës, medias, qytetarë për të folur dhe për të shprehbur qëndrimet dhe vërejtjet e tyre në lidhje me qeverisjen e vendit.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha vazhdon t’i qëndrojë besnik kërkesës së tij për qeveri teknike në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje. Nga ana tjetër maxhoranca ka qenë e qartë në kërkesat e saj se diskutimi me opozitën duhet të bëhet vetëm në parlament dhe jo në rrugë.
Fillimisht ka patur një tentativë pë ta ”injoruar” protestën e opozitës, duke zbehur në njëfarë mënyre rëndësinë e saj.
Dje koalicioni qeverisës doli me një deklaratë zyrtare pak para mbërritjes së zyrtares së lartë të BE Federika Mogherini. Ata pranuan se do ta dëgjojnë opozitën dhe vërejtjet e saj dhe kjo u duk si një hap prapakthehu. Mirëpo opozita paraqiti një listë me katër pika për tu ulur në tavolinë me maxhorancën.
Këto ishin kërkesat e opozitës:
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Ndërkohë që pas kësaj deklarate një kundërdeklaratë bënte edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i cili tha se qeverine dhe opozitën i vendos populli i një vendi.
Edhe pas takimit me Mogerinit nuk pati një qëndrim të unifikuar mes forcave politike. Çfarë do të ndodh në vijim ende nuk dihet po duhet thënë se nevojtiet një zgjidhje urgjente sa kohë që zgjedhjet e qershorit po afrojnë dhe Reforma në Drejtësi është ende pa u zbatuar. (E.K/SHUPLAKA)