02:26 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dy grada të reja për policinë e shtetit, shtohen edhe pagat, ja sa punonjës përfitojnë

09:30 | 04/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy grada të reja për policinë e shtetit, shtohen edhe pagat, ja sa punonjës përfitojnë

Nga janari i vitit 2018 pritet që në Policinë e Shtetit të shtohen edhe dy grada, ajo e “Inspektori i parë”, dhe grada e “Inspektori i dytë”. Shtimi i të dyja këtyre gradave brenda radhëve të policisë do të sjellë edhe një fond shtesë, që do të parashikohet në buxhetin e Policisë së Shtetit.

Duke u bazuar në kriteret që janë të përcaktuara në projektligj, parashikohet që rreth 1000 punonjësve të Policisë së Shtetit do t’u jepet grada “Inspektor i parë”, ndërsa rreth 1135 punonjësve do t’u jepet grada “Inspektor i dytë”. Mësohet se pak ditë më parë ishin 9 deputetë të mazhorancës që depozituan në Kuvend disa amendamente për ligjin e Policisë së Shtetit, ku u propozua edhe shtimi i këtyre dy gradave.

Ndërkaq efekti total financiar që rrjedh nga zbatimi i këtij projektligji përllogaritet në shumën 106.860.000 lekë (66.000.000 lekë për gradën “Inspektor i parë” + 40.860.000 lekë për gradën “Inspektor i dytë”). Por, duke qenë se ky efekt nuk është i parashikuar në buxhetin e Policisë së Shtetit për këtë vit (2017), në projektligj parashikohet që hyrja në fuqi e neneve 6, 7 dhe 9 të cilat parashikojnë shtimin e këtyre dy gradave të bëhet më 1 janar 2018, me qëllim planifikimin e fondeve përkatëse në programin buxhetor të Policisë së Shtetit për vitin 2018.

Paga për gradën “Inspektori i parë”
Burimet e lartpërmendura bënë me dije se për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i parë” parashikohet që paga të bëhet 54.500 lekë, aq sa ishte paga për gradën e kryeinspektorit. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i parë” është 66 milionë lekë. Kështu, shtesa prej 5,500 lekë përllogaritet referuar pagës për gradë prej 54.500 lekë të parashikuar për gradën “Inspektor i parë”, minus pagën për gradë prej 4.900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës, të cilët mbajnë gradën “Inspektor”.

Paga për gradën “Inspektori i dytë”
Për punonjësit e policisë, të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i dytë”, parashikohet që paga të bëhet 52.000 lekë. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i dytë” është 40.860.000 lekë. Kështu, shtesa prej 3.000 lekë, përllogaritet referuar pagës për gradë prej 52.000 lekë të parashikuar për gradën “Inspektor i dytë”, minus pagën për gradë prej 4.900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës të cilët mbajnë gradën “Inspektor”. /Gazeta Shqiptare

Etiketa: grada te rejapolicia e shtetit
Pas

Rrjeti i drogës në Zvicër, shqiptari kreu i bandës. Si i shiste klientëve heroinë 35-vjeçari

Para

Një tjetër mbështetje amerikane për Bashën, kongresmeni: Të inkurajoj të vijosh më tej hapat e demokratizimit! (LETRA)

Para
Një tjetër mbështetje amerikane për Bashën, kongresmeni: Të inkurajoj të vijosh më tej hapat e demokratizimit! (LETRA)

Një tjetër mbështetje amerikane për Bashën, kongresmeni: Të inkurajoj të vijosh më tej hapat e demokratizimit! (LETRA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.