Një tjetër sasi lëndësh narkotike është bllokuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se 6.5 kilogram u kap dje në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur ‘Lapidari Ushtarit’ të Malësisë së Madhe.
Shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ndërsa ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 pako ku në total me një sasi prej 6.5 kg marjuanë.
Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”.
DETAJET E POLICISË:
Sekuestrohen 6.5 kg drogë në Pikën Kufitare Hani i Hotit. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se droga u kap dje në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur ‘Lapidari Ushtarit’ të Malësisë së Madhe.