Për humbjen e një njeriu të dashur mund të kalojnë ditë, javë edhe muaj dhe sërish mund të ndiesh dhimbje. Dhe kjo ka ndodhur edhe me Elona Agollin. Kur kanë kaluar javë nga humbja e shkrimtarit të madh ajo ditë pas dite ndan me publikun e tij momentet nga jeta e shkrimtarit, apo edhe momentet kur ai dalëngadalë po shuhej.
Në një publikim të radhës ajo i ka prekur të gjithë ndërsa ka rrëfyer se kur është kthyer për të takuar “babushin” siç e thërret ajo, ishte tepër vonë.
“E ndjeje babushi im që edhe pak kohë të kishte mbetur për të qëndruar bashkë. E prandaj , atë pasdite kur të telefonova, zëri yt buçiste, kishte ankth , dashuri , përgjërim : Lona , kur do vish ?
E unë mjeranja që nuk e kuptoja thirrjen tënde .Ti i jepje fuqi vetes për të artikuluar fjalët e fjalitë dhe unë dëgjoja zërin buçitës e kurrë nuk ma merrte mendja që do të gjeja në spital , në atë gjendje të tmerrshme me tuba e të përgjumur siç të gjeta.
Babushi im , nuk më njohe tërësisht kur të qëndroja afër krevatit, pasi nuk më flisnin sytë e tu .
Ishe lodhur duke më pritur e kur unë erdha ishte tepër vonë”, shkruan vajza e Dritëroit. (E.K/SHUPLAKA)