03:52 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Meta i përgjigjet Bashës: S’jemi forcë oportuniste që i bëjmë qejfin herë njërës parti e herë tjetrës

11:50 | 05/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta i përgjigjet Bashës: S’jemi forcë oportuniste që i bëjmë qejfin herë njërës parti e herë tjetrës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim të Vlorës. Në fjalën e tij gjatë takimit, ai u shpreh se LSI është në radhë të parë parti e të rinjve e të rejave të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë dhe se LSI është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend.     

“LSI është në radhë të parë parti e të rinjve dhe të rejave, është vërtetë një shans për të gjithë. Është një parti që i drejtohet në radhë të parë të rinjve dhe të rejave të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë. Mbështetja për LSI-në rritet, sepse të gjithë e shohin që LSI-ja është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend, është një shtyllë kryesore e paqes sociale, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Ne nuk jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit”, – tha Meta teksa u zotua se LSI-ja do t’i japë mbështetje të rinjve në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri e jo jashtë.

“Për ne të rinjtë nuk janë një fasadë, për ne të rinjtë janë e sotmja dhe e ardhmja e Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë. Ne duam t’i japim një shtysë të fuqishme angazhimit tuaj dhe gjithë të rinjve protagonizmit tuaj në mënyrë që askush prej jush të mos e shikojë të ardhmen jashtë Vlorës dhe jashtë Shqipërisë”, – u shpreh më tej kryetari i LSI-së. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir metaLSIlulzim bashavlore
Pas

Gur xhamit dhe 20 sekonda kontroll sirtarësh, si u tentua të grabitej banka në Tiranë gjatë natës (VIDEO)

Para

Rama i gatshëm të shkojë në çadër, Basha: Hajde, por ka një kusht

Para
Basha: Rilindasit kanë ngritur shtabet elektorale me bandat…

Rama i gatshëm të shkojë në çadër, Basha: Hajde, por ka një kusht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.