12:45 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama i gatshëm të shkojë në çadër, Basha: Hajde, por ka një kusht

12:05 | 05/03/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Rilindasit kanë ngritur shtabet elektorale me bandat…

Pa greva urie false, pa melodrama false, me realizëm, më sakrificë e me kurajo. Do hyjë në historinë e Shqipërisë si fitorja më e bukur e qytetarëve shqiptarë. Sot na janë bashkuar fermerët nga rrethe të ndryshme. Në një tur prej më shumë se një viti kemi qarë së bashku problemet. Sot fermerët kanë zbarkuar në “Sheshin e Lirisë” përpara kryeministrit të fasadave që për katër vite ka refuzuar të dëgjojë hallet tuaja e t’u japë zgjidhje.

Kudo ku iu kam takuar, keni shprehur problemet e mëdha me të cilat përballen njerëzit më punëtorë të Shqipërisë. Jeta në fshat është vështirësuar sepse kostot e prodhimit janë shtuar, prodhimi ka rënë.

A e dini sa para ka vënë mënjanë Rama për subvecionet e kaluara në gjithë Shqipërinë? 7 milionë dollarë. A e dini sa ka harxhuar me avionët e tij? 15 milionë dollarë bileta avioni.

12 premtime, 12 mashtrime në katër vite të Edi Ramës. Ky është kryeministri i 12 mashtrimeve. Kjo është arsyeja përse sot shumica dërrmuese e fermerëve është në prag falimentimi. Sot jemi mbledhur këtu për të denoncuar mashtrimin dhe për t’u thënë shqiptarëve se ka mundësi të dalim nga kjo krizë. Për t’u përsëritur fermerëve se “Po, ka rrugëdalje nga kjo krizë”. Qeveria e PD-së ka një plan zhvillimi për bujqësinë. 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë, pa burokraci, të matur në punën e tyre. 50 milionë euro do të shkojnë për investime që mbështesin infrastrukturën bujqësore.

Fermerët shqiptarë nuk mund të jenë vendi ku hidhen plehrat e Europës, plehra kimike që nuk funksionojnë. Kjo do të marrë fund. Gjithçka do të vijë me tjetër cilësi.

Paratë do i nxjerrim nga xhepat e hajdutëve dhe koncesionarëve të lidhur me qeverinë, aty janë paratë. Që të ndodhë kjo duhet të kemi një shtet në krah të fermerit, duhet populli që vendos.

Dje, Edi Rama ka kërkuar që të vijë në këtë çadër. Ka kërkuar tek “Shqipëria reale”. Kjo sipas asaj që ka shkruar, është dëshira e tij. Ka thënë se do ta bëjë këtë me qëllim që opozita të mos bllokojë Vettingun.

Rama po e bllokon hyrjen e Shqipërisë në Europë, më drogë e me krim. 7 kushte për t’i hapur dyert Shqipërisë. Ia numëruan gjermanët. Shqiptarët e dinë mirë se kush po e bllokon rrugën e Shqipërisë në Europë, me përjashtim të ndonjë painformuari apo miku. Nëse do vërtet të bashkëpunojë, atëherë të vijë si i penduar dhe të japë dorëheqjen e të lejojë qeverinë teknike. Nëse është tjetër mashtrim, atëherë nuk je i mirëpritur në këtë çadër, do vijë “sheshi” tek ty.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzaedi ramafermerelulzim basha
Pas

Meta i përgjigjet Bashës: S’jemi forcë oportuniste që i bëjmë qejfin herë njërës parti e herë tjetrës

Para

Horror në Këlcyrë, 30-vjeçari i pret kokën me thikë një 66-vjeçari

Para
Horror në Këlcyrë, 30-vjeçari i pret kokën me thikë një 66-vjeçari

Horror në Këlcyrë, 30-vjeçari i pret kokën me thikë një 66-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

Guterres apel për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

Nga përplasja tregtare te marrëveshja: SHBA dhe Kina zbusin tensionet

Flakë në një shtëpi në Shëngjin, nuk dihen ende shkaqet

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.