Këngëtarja e Rosela Gjylbegu është rrëfyer për fillimiet e karrierës së saj. Por ajo na ka treguar edhe disa detaje nga jeta e saj familjare, ku është fokusuar te humbja e babait të saj.
“Jam një vajzë e kujdesshme. Unë jam shumë natyrë e matur, duke qenë se ne me ethet u bëmë të njohur, shumë herët. Ndoshta as fillimet, që 15 vjeç kemi qenë shumë të njohur. Mbaj mend një pritje që na është bërë në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, në të gjithë qytetet më të rëndësishme të Kosovës. Nuk e di, ju dukej sikur kishte ardhur Michael Jackson dhe jo sikur kishin ardhur “Ethet e së Premtes”. Normalisht e kam përjetuar mirë duke qenë se prindërit e mi kanë bërë një luftë të madhe duke më mbajtur gjithë kohës me këmbë në tokë dhe të isha shumë realiste. Fillova që të kuptoj shpejt që realiteti jonë nuk është ai realiteti që ne shohim nëpër filmat amerikanë, jeta e vipave. Është një realitet tjetër, jetojmë në një vend të vogël, nuk i kemi ato mundësi. K ështu që unë u ula me këmbë në tokë edhe dhe e gjykova të drejtë të sillem kështu”, shprehet Rosela Gjylbegu për Ekspress .
Më tej ajo na tregon edhe humbjen dhe mungesën e babit të saj. Për Roselën ikja e babait nga kjo jetë është një himbje e madhe. “Ne jemi shumë të lidhur dhe nuk mund të them që më ka ofruar më shumë se kam qenë gjithmonë ajo, ajo që bledh më shumë, kam dy vellezër që më duan shumë, që bëjmë shumë për njëri tjetrin. Ngaqë mami është vajzë e vetme dhe nuk ka as motër as vëlla ne jemi edhe shumë të lidhur me të. Babai mungon, mungon shumë spese nuk është vetëm vetëm figura e tij atërore po ka qenë edhe personazh, ka qenë shumë humor. Na ka ushqyer me një dashuri për jetën, për njëri-tjetrin , për njerëzit tonë, për vlerat. Asgjë nuk ta zëvëndëson atë, thjesht ti mësohesh të jetosh edhe pa të. Nuk besoj që ka ditë që unë nuk kujtoj një batutë të tij dhe ka qenë një njeri shumë fisnik”, përfundon Rosela. (J.V/Shuplaka)