Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjyq me akuzën e gjobëvënies, Gersian Dumin, efektivin e policisë ushtarake. Oficeri Dumi u arrestua në nëntor të vitit 2016, nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, pasi shantazhoi me video intime një kolegen e tij brenda Forcave të Armatosura.
Dosja pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria është dërguar në gjykatë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor. E dëmtuara në kë ngjarje është shtetasja me iniciale E.K. Kjo e fundit e kishte denoncuar në polici faktin se dikush e kërcënonte me mesazhe anonime në telefon dhe në faqen e saj në Facebook, shkruan një portal online.
Ngjarja:
Ky person i kërkonte ushtarakes të takoheshin dhe të kryenin mardhënie seksuale. “Në të kundërt, videon që kam gjetur në inboxin tënd do ta bëj publike në internet”, ka qenë kërcënimi i ushtarakut. Pasi ka marrë kallëzimin e policisë, prokurori i çështjes tek krimet e rënda, Vladimir Mara bashkë me sektorin kundër krimeve kibernetike kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia ka instruktuar shtetasen me inicialet E.K., kolege e autorit të krimit, që ti kthente përgjigje dërguesit të mesazheve.
Pas komunikimeve të vazhdueshme mes të dëmtuarës nga ngjarja, 23-vjeçari konfirmonte pretendimin se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet. Kërkesa e të riut ishte që vajza të pranonte të kryente mardhënie seksuale me të dhe të krijonin një lidhje intime së bashku. Në këto kushte, nën kontrollin e policisë, punonjësja e ushtrisë ka lënë një takim me kolegun e saj Gersian Dumi, në një hotel në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë.
Autori i ngjarjes ka shkuar aty duke menduar se do të takohej me kolegen “që i ishte bërë fiksim” por në fakt, sapo arriti tek hoteli, ushtari u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar telefoni i ushtarakut ku është gjetur se aparati kishte akses në një adrsë anonime në facebook, nga e cila ishin nisur mesazhet për vajzën e dëmtuar nga ngjarja.
Prokuroria ka bërë me dije se e dëmtuara E.K, nuk kishte asnjë dijeni se autori i ngjarjes ishte shtetasi Gersian Dumi, koleg i saj në ushtri, derisa ai u arrestua tek hoteli ku kishin lënë takim ku shkoi me një automjet “Golf 4” të bardhë. I pandehuri do të gjykohet për veprën peale “Shtrengim me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie”. (J.V/Shuplaka)