03:31 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Paloka për Ramën: Kulmi, shfrytëzoi fëmijën për të bërë burracakun

11:00 | 06/03/2017
në Te Gjitha
0
Protesta në ditën e tretë të saj, Paloka: Nëse Rama nuk reagon do të ketë përshkallëzim!

Në ditën e 17 të protestës, demokrati Edi Paloka theksoi sërish vendosmërinë e opozitës për të mos u dorëzuar. Teksa e cilësoi veprim prej burracaku daljen e Ramës me të birin në përballjen me protestuesit, ai qartësoi qëndrimin e opozitës.

Paloka u shpreh se në qëndrimin e saj, i drejtohet të gjithë mazhorancës, përfshirë edhe LSI-në. Ai theksoi se pas 18 qershorit, Rama nuk do të lejohet të hyjë sërish në Kryeministri si kryeministër, pasi aty do të vendoset vetëm qeveria e ardhshme.

“Nuk jemi penduar për votën që dhamë për ndryshimet kushtetese. Rama kërkon ta rikthejë reformën në drejtësi aty ku ishte në fillim, aty ku Rama kontrollonte çdo fije të institucioneve tona. Ne e kemi thënë reforma në drejtësi do të bëhet sipas kushteve të 22 korrikut.

Nuk mund të bëhemi pjesë e një fasade që nuk mendon për interesat e qytetarëve, si mund të ulemi? Ia kemi bërë të qartë kryeministrit që mund të vijë pasi të japë dorëheqjen. Ky është kulmi, shfrytëzon fëmijën e tij për të bërë burracakun.

Sa për LSI-në nuk i ndamë, ne flasim për mazhorancën. Kur flas për t’u ulur për t’u bindur flas për mazhorancën, që duhet të ulet sa më shpejt. Sa më vonë, aq më keq për ta. Nuk kemi dalë të heqim nga karrigia Ramën dhe të vendosim Lulzim Bashën. Duam votën e lirë të shqiptarëve, t’ua japë këtë mundësi. Kërkojmë që shqiptarët të vendosin kush do jetë qeveria e ardhshme, ato që Edi Rama nuk do t’i lejojë.

Pas 18 qershorit ai nuk mund të hyjë më në zyrën që i takon, aty do të hyjë vetëm një qeveri e ligjshme.”, u shpreh ndër të tjera Paloka. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Edi Palokamazhorancaprotestazgjedhjet
Pas

‘’Fluturonin’’ në Tiranë-Durrës, 41 shoferëve i’u hiqet patenta. Shpejtësi nga 150 km/h deri në 241 km/h

Para

314 mln euro në kompanitë publike dhe në projektet e huaja, KLSH zbardh dëmin që i është bërë buxhetit

Para
314 mln euro në kompanitë publike dhe në projektet e huaja, KLSH zbardh dëmin që i është bërë buxhetit

314 mln euro në kompanitë publike dhe në projektet e huaja, KLSH zbardh dëmin që i është bërë buxhetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.