13:33 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Erdogan kërcënon Gjermaninë: Nëse s’më lejoni të hyj, do ta ngre botën më këmbë

12:57 | 06/03/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erdogan për armëpushimin në Siri: Mundësi historike për t’i dhënë fund luftës disa vjeçare!

Pas ankesave ndaj vendimit të autoriteteve gjermane për t’i ndaluar tubimet disa ministrave turq në zonat e banuara nga ky komunitet dhe krahasimit të kësaj praktike me atë të nazistëve, Rexhep Taip Erdogan shkoi një hap më tej në retorikën e tij ndaj Berlinit.

“Po të doja, do të vija në Gjermani që nesër. Nëse nuk më lejoni të hyj atje apo më ndaloni të mbaj fjalën në ndonjë miting, atëherë do të nis një kryengritje”, ka kërcënuar kreu i shtetit turk, i cili kërkon që fushatën për ndryshimet kushtetuese ta shtrijë edhe në mesin e turqve të Gjermanisë. 

“Nëse dua të vij dhe nuk më lini të kaloj në portat tuaja, nëse nuk më lini të flas, atëherë do ta ngre botën në këmbë. Rezultoi që arsyeja e të gjithë këtyre incidenteve ishte një terrorist. Gazetari i “Die Welt”, Deniz Yucel i tillë është. Ai njeri nuk është gazetar dhe administrata gjermane fatkeqësisht i ka vënë shenjën e barazimit mes tij dhe ministrave të mi, ndërsa kreut tim të qeverisë i thonë se nuk duhet të ngremë zërin”, u shpreh Erdogan. 

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci foli përpara njerëzve të mbledhur në tubimin e komunitetit turk në Këln pasi zyrtarët vendas kishin anuluar dy mitingje të ngjashme, duke nxjerrë si arsye shqetësimet e sigurisë.

Autoritetet gjermane mendojnë se qëllimi i Erdoganit është të përshkallëzojë akoma më shumë situatën dhe ta shfrytëzojë atë për fushatën e tij. Arrestimi i reporterit tË Die Welt ka krijuar tension në marrëdhëniet dypalëshe.

Ankaraja e ka akuzuar Yucelin me nënshtetësi gjermane dhe turke për propagandë në shërbim të një organizate terroriste, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e konsideron një gabim ndalimin e tij. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: erdogangjermaniaturqi
Pas

”Strakosha Junior”: Unë jam Thomai dhe kam rastin të bëj mirë vetë!

Para

Seanca e jashtëzakonshme, Meta letër partive: Deri në orën 16:00 sillni emrat e deputetëve për komisionet

Para
Meta zbardh takimin me ambasadorët: Reforma në drejtësi të udhëhiqet nga Venecia

Seanca e jashtëzakonshme, Meta letër partive: Deri në orën 16:00 sillni emrat e deputetëve për komisionet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.