Manjati amerikan George Soros i njohur për ndikimin e tij në politikën e disa shteteve në Europë së fundi ka ndërmarrë një tjetër nismë.
Sipas ‘’Il Giornale’’ Soros do të shpenzojë 500 milionë Euro për OJF që do të shpëtojnë emigrantët që vinë drejt brigjeve të Mesdheut. ‘’ Pavarësisht se komisioni europian theksoi nevojën e dëbimit të 1 milionë emigrantëve të paligjshëm, në Sicili vetëm dje mbërritën 1500 emigrantë’’, shkruan gazeta italiane.
Artikulli vijon më tej duke përmendur edhe organizatat që po ndihmojnë emigrantët, të gjitha me lidhje të afërta me fondacionet e Sorosit.
‘’Brukseli bën mirë që të për të ndaluar trafikun e njerëzve duhet jo vetëm që të luftojë organizatat kriminale, por edhe bamirësinë e njerëzve të motivuar politikisht si Soros’’, vijon më tej artikulli.
Duke iu referuar disa prej këtyre organizatave që janë edhe fantazmë gazeta italiane thotë se kjo që Soros po bën është një evasion fiskal i pastër. (E.K/SHUPLAKA)