Pas protestës, komuniteti shqiptar në Belgjikë i ka dërguar një peticion Bashkimit Europian, ku kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në dokumentin e dërguar shefit të kabinetit të Jean Claude Juncker, z. Martin Selmayer, shqiptarët kërkojnë që t’i bëhet presion partive shqiptare, në veçanti partisë socialiste e cila është në pushtet, në mënyrë që ato të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shqiptarët në Belgjikë kanë nisur sot protesta në rrugët e Brukselit. Protesta e opozitës duket t’i ketë kaluar përmasat e vendit tonë. Pas më shumë se dy javësh që protesta vijon pa u ndalur në vendin tonë, reagim qytetar ka patur edhe në Bruksel. Por, ndërkohë që protesta i ka kaluar përmasat, në vendin tonë ende nuk shihet një zgjidhje për kërkesat e opozitës. Mazhoranca nuk tërhiqet nga e saja dhe sot pa praninë e opozitës diskuton në Kuvend komisionet për Vettingun. (D.D/Shuplaka)