06:19 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Rrëfehet mes lotësh nëna e 22-vjeçares me kancer: I blejmë vetë ilaçet, shteti nuk bën as analizat

17:14 | 06/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfehet mes lotësh nëna e 22-vjeçares me kancer: I blejmë vetë ilaçet, shteti nuk bën as analizat

Ornela Dervishi është 22 vjeç dhe vuan nga një sëmundje e rëndë, nga kanceri i mushkërive dhe është në stadin e katërt të kësaj sëmundje të rëndë. Ajo ka lindur më 29 korrik të vitit 1993, në Çermë, Proshkë, Lushnjë. Prej 16 muajsh ajo bashkë me nënën e saj Mystret Dervishi enden bashkë në pavionin e onkologjikun në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Shenjat e para me temperaturë, kollë, këputje ishin ato që e detyruan  familjen e Ornelës t’i drejtohen mjekut të familjes në Lushnjë. Një skaner zbuloi edhe të vërtetën e frikshme. Ajo vuante nga sëmundje e rëndë, ku mundësia e trajtimit, siç u duk edhe me kohën, ishte e vështirë.

“Ime bijë është diagnostifikuar me kancer në mushkëri. Aktualisht është në stadin e katërt të sëmundjes. Sëmundja ka përparuar, metastazat janë përhapur deri në kocka. Sëmundja ka filluar t’i prekë edhe kokën”, shprehet nëna.

Ajo përlotet për kalvarin  e madh të vuajtjeve që ka kaluar në pavionin e onkologjikut. 

“Por nuk fillon dhe as nuk mbaron çdo gjë këtu. Kjo për faktin se nuk flitet thjesht për ilaçet e kimios. Të ishin vetëm ato, do të kishim gjetur derman. Por vajza ka edhe një numër i madh analizash të cilat është dashur t’i bëjë disa herë. Dhe analizat duhen kryer në privat, sepse këtu në shtet nuk bëhen. Dhe mjekët kur t’i japin për të bërë analizat, i duan që të dalin të gjitha nga një laborator dhe jo pjesë-pjesë, se kështu arrijnë të përcaktojnë më mirë problemet. Unë këto analiza që ju shikoni tani (në foto) i kam bërë të pjesshme, pasi nëse do t’i bëja të gjitha, shkojnë 126 000 lekë (të reja). Nuk mundem ta përballoj. Është shumë shtrenjtë. Bashkë me ilaçet e kimios janë aq shumë sa nuk dimë ku të përplasemi. Me mjekët nuk kapem dot, sepse ata nuk kanë faj. Shërbimin na e bëjnë, por vetëm nëse ne u çojmë medikamentet nga jashtë, ndryshe…Nuk kam çfarë të them, as nuk kam çfarë bëj. Nuk kemi mundësi ekonomike që të përballojmë blerjen e ilaçeve të kimios. Ilaçet që kemi marrë dorazi janë: ifosfamide, mesna, etoposide. Për më tepër, vajza ka nevojë për transplant. Kështu më kanë thënë mjekët. Por transplanti këtu nuk bëhet. Shteti e ka në dorë, por kështu siç shoh deri tani, shteti nuk do të na ndihmojë”, shprehet nëna e saj.

Sipas Gazeta Shëndeti + akoma sot nuk ka një përgjigje zyrtare nga QSUT-ja për këtë situatë. Sipas gazeta Shëndeti + QSUT kanë deklaruar se analizat e sipërpërmendura nuk kryhen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe, për saktësi, pacientëve u kërkohet që të gjitha analizat të kryhen në të njëjtin laborator. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Mystret DervishiOrnela Dervishirrefimi
Pas

Pas protestës, shqiptarët në Belgjikë peticion BE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Para

Manjani: Komisioni i Vetting-ut pa PD-në, poshtërsi politike e puç kushtetues!

Para
Manjani nga burgu i grave: “Të punësohen në punë të ligjshme, jo në kanabis” Një mesazh për Blendi Klosi

Manjani: Komisioni i Vetting-ut pa PD-në, poshtërsi politike e puç kushtetues!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.