03:42 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Skandal në arsimin shqiptar, mësuesja dhunon 8-vjeçaren. Vogëlushja: Dua ta vras!

21:11 | 06/03/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal në arsimin shqiptar, mësuesja dhunon 8-vjeçaren. Vogëlushja: Dua ta vras!

Një tjetër histori dhune në shkollat e arsimit publik në Shqipëri bëhet e ditur për publikun shqiptar. Në puntatën e sotme të emisionit investigative “Fiks Fare”, mësuesja e një shkolle në një fshat të Tepelenës, pranon se ka dhunuar fizikisht nxënësen e klasës së tretë.

Fiks Fare solli sot skandalin e radhës në arsim, ku një mësuese pranon se dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësen e klasës së saj.

DENONCIMI
Gazetarët e Fiksit shkuan në Tepelenë, në shkollën “Xhevi Çela” në fshatin Izvor. Takuan Esiadën dhe mamin e saj. Xhevo Çela tregon dhunën, ndërsa thotë se kjo dhunë ka sjellë acarim të vajzës, deri aty sa nuk do të shkojë në shkollë. Mamaja e Esiadës thotë për Fiksin se është shumë e shqetësuar për vajzën e saj, pasi ka një vit e gjysmë që mësuesja e saj ushtron dhunë të vazhdueshme. “Vajzën ma rreh mësuesja, i thotë budallaçkë, hajdute, i përplas kokën në dërrasë” shprehet Xhevoja me lot në sy. Ajo ka kërkuar disa herë ndihmën e drejtorit të shkollës, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Kjo e ka detyruar ti drejtohet Fiksit. “Ju lutem më ndihmoni e kam litarin në fyt” thotë ajo. 

Ditari: Dua ta vras mësuesen, të iki nga shtëpia
Vajza e mitur ka shkruar në fletore për të gjitha shqetësimet në shkollë. Ajo ka mbajtur një ditar, duke shkruar se mësuesja i ka përplasur kokën në dërrasë të zezë. Madje ajo ka shkruar se donte ta vriste mësuesen dhe të ikte nga shtëpia. 
Ndërkohë, para kamerës së Fiksit, dhe në shoqërinë e nënës së saj, Esiada tregoi për dhunën e mësueses. “Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë, nuk dua të shkoj më në shkollë” këto janë disa nga fjalët e vajzës së vogël të familjes Çela. 

Kamera e fshehtë: Si sillet mësuesja në klasë
Pas denoncimit, Fiksi sjell me zë dhe figurë mënyrën si sillet mësuesja në klasë, ajo gjithë kohës bërtet ndërkohë që Esiadës i merr edhe kuletën e mjeteve mësimore, pasi i duket e dyshimtë se mund të ketë kamera. Vajza qan që i merr kuletën, ndërkohë ajo e kërcënon se do e çojë tek drejtori. “Hajde të shkojmë tani bashkë tek drejtori, e para se ke ardhur me vonesë në shkollë dhe e dyta se edhe ti më ke çuar mua tek drejtori” bërtet mësuesja. Nga fjalët e mësueses dallohet hakmarrje ndaj vajzës. 

Ballafaqimi në drejtorinë e shkollës
Në ballafaqimin që bëhet para gazetarëve midis mësueses dhe drejtorit të shkollës, mësuesja pranon se e ka ofenduar vajzën, i ka thënë edhe vjedhacake kur ajo ka marrë lapsat e shokëve, po ashtu e ka ofenduar kur ka qenë në nerva e sipër. “Kokën në dërrasë nuk ja kam përplasur, vetëm i kam shkulur flokët” pohon mësuesja. 

Ndërkohë, drejtori pranoi gabimin e tij. Ai tha në këtë rast drejtoria ka dështuar. “Është një rast që duhet të dinim ta menaxhonim. Nëse mësuesja nuk di të punojë me nxënës të vështirë, atëherë ajo është e paaftë” thotë Petrit Llaka, Drejtor i Shkollës “Xhevi Çela”. 

Ai quan totalisht fajtore mësuesen, ndaj pret nga drejtoria arsimore një vendim të rëndë për të, por nëse nuk do vijë ky vendim atëherë do i ndryshohet klasa mësueses. 

Psikologia: Mësuesit duhet të testohen nga ana psikologjike,fëmija është në depresion
Për të gjitha këto fakte tronditëse, gazetarët e Fiksit i’u drejtuan psikologes Denada Toçe për të shpjeguar këtë situatë dhe gjendjen e fëmijës. Sipas saj, fëmija është në depresion. Fakti që ka arritur të shkruaj një deklaratë kaq të fortë në ditar, gjendja e saj është e rënduar. Për këtë arsye duhet të bëjë seanca me psikologë. “Gjurmët tek fëmija janë të thella ndaj duhet të ketë trajtim të vazhdueshëm” thotë psikologja. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: mesuese
Pas

Blushi: Ja pse votova kundër trukimit të procesit të Vetingut në Kuvend

Para

“Dhoma gazi për shqiptarët”, thirrjet e protestuesve në Maqedoni

Para
“Dhoma gazi për shqiptarët”,  thirrjet e protestuesve në Maqedoni

“Dhoma gazi për shqiptarët”, thirrjet e protestuesve në Maqedoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.