Ministrja Lindita Nikolla ka qenë e pranishme në një takim të organizuar sot në Korçë me rastin e 7-marsit datës së shënuar për të gjithë mësuesit. Ajo ka theksuar ndryshimet që ka pësuar arsimi në të gjithë këto vite të qeverisjes së saj.
‘’Sot juve nuk i’u duhet të tregoni teserën apo xhepin për tu punësuar. Nuk do të ketë as kthim prapa përsa i përket teksteve të deformuara.
Ishin ju që nxorët nga qarkullimi plot 600 tekste me probleme. Ky është muaji i parë që shënon rritjen e rrogave tuaj. Po unë jam e vetëdijshme që duhet të bëjmë akoma më shumë, për shkollën e gjeneratës tjetër’’, ka thënë Nikolla. (E.K/SHUPLAKA)