18:07 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“7 marsi, Dita e Mësuesëve dhe e këpucëve, prej rrengut të mamasë”

13:10 | 07/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
“7 marsi, Dita e Mësuesëve dhe e këpucëve, prej rrengut të mamasë”

Nga Altin Bamllari

Sot është 7 Mars, dita e mësuesve. Për mua, edhe e këpucëve. Sepse kur isha fëmijë, ballkoni i shtëpisë sime i ngjante një ngastre të mbjellë plot me këpucë. Mund të numëroje pa frikë 50 palë të tilla, ndoshta edhe më shumë. Të gjitha made in Albania. Ngjyra-ngjyra, të reja e të vjetra, të riparuara e të shqepura, ato ishin këpucët e nxënësve të prindërve të mi. Dy klasa nga tridhjetë, që vinin me aq dëshirë për të uruar mësuesit e tyre.
Ishte një reng i mamasë, që gjoja për t’u ndierë më mirë, i bindte fëmijët t’i hiqnin këpucët tek hyrja. Megjithëse qëllimi i saj ishtë të mos prishte qilimat, ata, si për inat, e kthenin shtëpinë përmbys edhe me çorape. Çorapet ua kalonin dhjetëfish për nga larmia këpucëve. Pambuku, nailoni, sintetike, leshi, me vija, me lule, të arnuara e gishta përjashta, ato lëshonin ca aroma këmbësh të parrëfyera.
Atë ditë shtëpia jonë mbushej plot e përplot dhe një Zot e di se ku uleshin gjithë ata fëmijë. Qeshnin e thumbonin njëri-tjetrin, recitonin poezi, ia merrnin ndonjë kënge e, pasi kishin pirë ca likerna pa alkol e mbllaçitur karamelet Zana, i futeshin për shtatë palë qejfe ëmbëlsirës. 5 tava me pengjire (një lloj revanie) përgatiste mamaja për atë ditë. Sa shumë më pëlqenin shikimet e tyre me bisht të syrit nga unë, teksa përtypeshin mbi pjatat e vogla prej qelqi. “Djali i m’suses, djali i m’susit”, dëgjoja pëshpërimat e tyre, ndërkohë që kërkoja vjedhurazi fytyrën e ndonjë vajze të bukur.
Pastaj, si me magji, dikush mes tyre u bënte shenjë që vizita kish mbaruar e ata dilnin çakërqejf, vishnin zhurmshëm këpucët e largoheshin si të dalldisur.
Pas kishin lënë rrëmujë, tufat me lule mbi tavolinë, ndonjë statujë qeramike a qelqurinë dhe zërat e tyre të lumtur. Unë qëndroja për pak kohë në ballkon e më vinte aq keq që ai i ngjante një ngastre të korrur, ku s’kish ngelur asgjë, përveç ndonjë lidhëse të këputur këpucësh.

Etiketa: 7 marsiBlognenaNxënës
Pas

Komente kunetërish, Ledion Liço dhe Vis Bajraktari ‘’thumbojnë’’ njëri tjetrin

Para

Vettingu, Xhafaj paralajmëron: Do ketë pasoja nëse nuk kryhet në kohë

Para
Vettingu, Xhafaj paralajmëron: Do ketë pasoja nëse nuk kryhet në kohë

Vettingu, Xhafaj paralajmëron: Do ketë pasoja nëse nuk kryhet në kohë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Edi Paloka kundër deklaratës së policisë: “Thonë s’u hodh asnjë molotov ndaj fadromave… apo…?”

Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.