Për artisitin e njohur George Michael mjekësia ligjore ka nxjerrë rezultatin për vdekjen e tij. Sipas mjekësisë ligjore hedh poshtë të gjitha dyshimet, duke deklaruar se këngëtari i madh George Michael ka vdekur për shkaqe natyrore. Sipas ekspertizës zemra e tij ishte dobësuar shumë si dhe kishte dëmtuar mëlçinë.
“Kanë përfunduar hetimet për shkaqet e vdekjes së George Michael dhe raporti final ka dalë. Si shkak i vdekjes janë konfirmuar shkaqet natyrore.”, ka thënë Darren Salter, mjeku ligjor në Oxfordshire.
Michael u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Goring-on-Thames në ditën e Krishtlindjes, të vitit që lamë pas, në Oxfordshire, si pasojë e një ataku në zemër. Ai njihej edhe si përdorues droge, ndërsa fill pas vdekjes u ngritën dyshime të shumta.
Ylli i muzikës së viteve 80-të po ashtu ishte i hapur edhe për seksualitetin e tij. Ai ka pranuar të ketë pasur të dashur brazilianin Anselmo Feleppa, që vdiq në vitin 1993 nga HIV-i, ndërsa pak vite pas tij në 1997 ai humbi të ëmën Lesley. Vetë Michael do t’i komentont humbjet si një mallkim. (J.V/Shuplaka)