Ndonëse në ditët e para të marsit çmimi mesatar i siguracioneve të makinave ishte 14 mijë lekë, kompanitë e këtij tregu i kanë rritur përsëri çmimet.
Nuk japin asnjë shpjegim agjentët që presin policat e sigurimit për rsyet se përse çmimet ndryshojnë kaq shpesh dhe në mënyrë të menjëhershme te të gjitha shoqëritë. Ndërsajashtë kamerave ata sqarojnë se përditë lista e çmimeve vjen në kompjuter nga firma Star Borker, dhe të gjitha pikat i presin siguracionet me të njëjtën vlerë, shkruna Tv Klan.
Ata të cilët preken nga kjo situatë janë qytetarët të cilët nuk marrin asnjëherë në kohë paratë e dëmeve.
Ekspertët e ekonomisë kërkojë që autoritetet të hedhin dritë mbi mënyrën se si funksionon ky treg. Për Zef Preçin, është e qartë që prej vitesh kemi të bëjmë me një situatë oligopoli.
Po kështu Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar marrjen e masave për të shuar “kartelin” në tregun e sigurimeve. Komisioni i Ekonomisë pret ardhjen e një ligji i cili do të vendosë rregulla të reja dhe të rikthimin e konkurrencës, por pasi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e mbajti peng për 3 vjet hartimin e tij, tashmë drafti ndodhet në Ministrinë e Financave, shkruan Tv Klan. (J.V/Shuplaka)