Kryeministri Edi Rama pret misionin monitorues të OSBE-ODIHR në silinë e Partisë Socialiste, për të diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Dy palët u fokusuan mbi të gjitha në Reformën Zgjedhore. Misioni do të përcaktojë grupin që do të monitorojë zgjedhjet parlamentare, si dhe do të hartojë një raport që do të përmbajë edhe rekomandimin mbi misionin.
Delegacioni i OSBE-ODIHR u takua më parë edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha si edhe me deputetin socialist Taulant Balla, dhe me nënkryetarin e LSI-së, Luan Rama.
OSBE-ODIHR u bëri thirrje socialistëve për zgjidhjen e ngërcit në Reformën Qendrore. (D.D/Shuplaka)