Kreu i opozitës Lulzim Basha sulmoi rëndë kryeministrin Edi Rama nga çadra e protestës, lidhur me arsimin. Basha e quajti atë një ngelës dhe një mashtrues në shkollë.
“Ne dyfishuam pagat e mësuesve dhe pamë se si kanë ndihmuar, ndërkohë që Edi Rama raportin e Pizës që ia shfleton shqiptareve vend e pa vend, injorant është, katër, ngelës është ai dhe qeveria e tij, por është edhe mashtrues sepse nuk tregon se rezultatet e pizës janë rezultat i ngritjes së rrogës nga ne, dhe veprimtaritë para ardhjes së tij në pushtet.”, tha Basha.
FJALA E BASHËS
“Arsimi shqiptar gjendet në një ditë shumë të vështirë, gjenden edhe mësuesit shqiptar që në këto vite nuk kanë patur një përkrahje shtetërore. Dhe se kam fjalën për llafe për që i merr era, por mbështetje vërtet shtetërore, se për llafe mësuesja e hartimit të Edi Ramës ka qenë e shkëlqyer.
Sot buxheti i rilindjes është më regresivi që Shqipëria ka patur, infrastruktura është vend numëro dhe hapa prapa.Shkollat tona vuajnë nga mungesa totale e vizionit dhe modelit europian të zhvillimit. E dini se goditja dhe diskriminimi i mësuesve dhe pedagogëve, godet në radhë të dytë brezin e ri dhe prindërit e tyre. Dhe nuk ka krim më të rëndë, dritëshkurtësi më të madhe se të presësh fondet për arsimin. Jemi dëshmitarë se këto katër vite ka ndodhur kjo e fundit. Shkollat janë shndërruar në qendra të pastra të krimit ndaj brezit të ri. Duke përfshirë edhe presionin politik dhe elektroral që ka vendosur qeveria e krimit dhe e drogës.
Sot është dita që të jap përshëndetjet e mia të përzemërta, unë e di se sa e vështirë është puna juaj. Kam rastin ta uroj edhe mëmin tim si mësuese meqë nuk pata mundësi ta uroj paradite.
Ne dyfishuam pagat e mësuesve dhe pamë se si kanë ndihmuar, ndërkohë që Edi Rama raportin e Pizës që ia shfleton shqiptareve vend e pa vend, injorant është, katër, ngelës është ai dhe qeveria e tij, por është edhe mashtrues sepse nuk tregon se rezultatet e pizës janë rezultat i ngritjes së rrogës nga ne, dhe veprimtaritë para ardhjes së tij në pushtet.
Dua të përsëris dy shtyllat kryesore për arsimin 9 vjeçar dhe të mesëm. Kthimi i orarëve në parametra europianë, që fëmijët të mos bredhin rrugëve pas orës 11, 12 dhe 13, por të kenë mundësi të konsumojnë edhe drekën brenda shkollës dhe aktivitete të tjera, të paguara nga taksapaguesit dhe qeveria shqiptare. Kjo nuk mund të bëhet brenda natës, por kjo do të thotë 24 orë ngrohje gjatë dimrit, mundësi për t’i mbajtur fëmijët nga ora 7 e 30 deri në 16:00. Ne i kemi bërë llogaritë dhe kjo realizohet pas ikjes së kësaj qeverie.
Në çdo fshat e qytet të Shqipërisë, fëmijët do kenë standartin europian, dhe prindërit do kenë partnerin më të dashur e të besueshëm për rritjen e fëmijëve të tyre.
E dyta, është që ne dyfishuam rrogat e mësuesve por këto janë poshtë nivelit europian, se në fund të mandatit të parë, rrogat e mësuesve do të dyfishohen përsëri për të dyfishuar vlerësimin tonë për të ardhmen e shoqërisë, të ardhsmes së kombët që janë fëmijët shqiptar.
Rritje dhe dyfishim i pagave. Mësuesit shqiptarë do testohen dhe kualifikohen. Diskriminimi politik do të marrë fund. Po të jesh mësues i mirë, vendin do ta kesh të garantuar.” (D.D/Shuplaka)