Aldo Bare, i cili ishte i dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm tashmë i është dhënë një dritë jeshile. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë mundësinë të shpresojë sërish për lirinë.
Me një vendim unanim 7:0, gjykata ka vendosur të shfuqizojë vendimin me burgim të përjetshëm. Aldo Bare njihet për pjesëmarrjen dhe drejtimin të një prej bandave më famëkeqe në vend. Mësohet se dosja penale ndaj Bares u gjet me shkelje të rënda procedurale e për këtë arsye, u vendos të kthehej për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Po kështu vendimi i arsyetuar i Gjykatës ende nuk është publikuar në faqen zyrtare, ndaj nuk janë të qarta argumentet ku janë bazuar anëtarët e saj për t’i dhënë një tjetër shans kapobandës së Lushnjës.
Aldo Bare, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në Lushnje, nga banda e famshme e këtij qyteti nga viti 1997 e në vazhdim.
Aldo Bare, ish-oficer i forcave speciale pas vrasjes së vëllait të tij Ramadan Shkurti morri një rrugë tjetër.
Ai vendosi të hakmerrej dhe krijoi një bandë kriminale që terrorizoi vendin për një periudhë.
Aldo Bares qëndroi për disa vite në arrati dhe renditej në listën e të shumëkërkuarve.
Në 2006, ai u arrestua në Turqi për t’u ekstraduar më pas drejt Shqipërisë tri vite me vonë. Pas një beteje të gjatë gjyqësore, Aldo Bare, që më herët quhej Alfred Shkurti, u dënua përjetësisht.
Akuzat që rëndojnë mbi Aldo Baren:
Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” në bashkëpunim, kundër shtetasit Genci Kashari e Artur Daja.
“Vrasje me paramendim” në dëm të shtetasit Xhevat Demiri.
“vrasje me paramendim” në dem të shtetasit Nimet Zeneli.
“Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gramoz Selmani.
“Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Masar Aliu.
“Vrasje me paramendim” në dëm të shtetasit Masar Aliu.
“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.
“Shkatërrim i pronës me zjarr”.
“Krijim të organizatës kriminale”. (J.V/Shuplaka)