Deputetja demokrate Liljana Elmazi deklaron se kryeministri Edi Rama ka një parakusht për gjyqtarët lidhur me kalimin e Vettingut. Ky kusht sipas saj është të lirojë bandat më të rrezikshme dhe kriminelët.
“Paraprova e gjyqtareve per Vettingun e Rames: Lironi gjithe bandat me te rrezikshme te Rames dhe vettingun e kaloni lehte fare … Mongherini flet per kushtin e vettingut .. Po parakushtin e Rames per gjyqtaret e di zonja??!!! Ndaj , sot ishte nje tjeter prove qe me Ramen ska zgjedhje te lira e te ndershme .. Me Ramen ka votim sipas urdherave te gjeneralit Rama ndaj togereve te ushtrise se tij te krimit,Hakmarrjes per Drejtesi, Lul Berishes, Aldo Bares, Shullazit, Prenges, Frrokut, Ndokes e company , te mbeshtetur me miljardat e eurove te kanabisit … “, shkruan Elmazi.
Më tutje deputetja shton se shqiptarët nuk mund të mbyllin sytë e veshët përpara kësaj, por duhet të trajtohen si europianë dhe të mos presin asgjë më pak.
“Si mendon BE, Franca dhe Gjermania , per shembull, qe do te kene zgjedhje seshpejti, mund te hynin ne zgjedhje ato me bandat e krimit dhe miljardat e kanabisit ???!!! Le te Na thone dhe neve ,, Apo nuk jemi europiane si ata ne?! Jemi qytetare te dores de dyte ,,, jo, jo duam te jemi si ata . Kemi 27 vjet qe luftojme e punojme per kete e smund t’ia falin as Rames e as atyre qe mbyllin syte e veshet , duke u bere pale me te ! Aspirojme per ne BE e duam te na trajtojne si te tille !! Askush sna thote dot te kunderten!”, thotë deputetja.
Ky reagim i Elmazit vjen pas lajmit se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin për burgim të përjetshëm për Aldo Baren, i cili njihet për pjesëmarrjen dhe drejtimin të një prej bandave më famëkeqe në vend dhe akuzohet për një sërë vrasjesh apo tentative për vrasje. (D.D/Shuplaka)