20:15 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gjergj Bojaxhi: Pse u largova nga Partia Demokratike

23:38 | 07/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjergj Bojaxhi: Pse u largova nga Partia Demokratike

Anëtari i lëvizjes politike “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi zbulon arsyet se pse u largua nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu,

“Unë jam kthyer në Shqipëri në vitin 2005, kam qenë 31 vjeç, punoja në Bankën Botëre në Uashington, mu dha mundësia që të vija të kontribuoja dhe të merrja pjesë në bërjen e një modeli të ri. Unë s’kam qenë pjesë e fushatës së vitit 2005, por besoja se Shqipëria ka nevojë për duar të pastëra dhe për shtet të ligjit dhe të së drejtës”, ishte përgjigja e Bojaxhi pas pyetjes së Fevziut.

Ndër të tjera Bojaxhi tregon se “Sfida për Shqipërinë” do të nisë këtë të premte procesin e mbledhjes së firmave, në mënyrë që të marrë pjesë në zgjedhje si një parti politike.

INTERVISTA

Pse u larguat nga kjo forcë politike?

Unë jam kthyer në Shqipëri në vitin 2005, kam qenë 31 vjeç, punoja në Bankën Botëre në Uashington, mu dha mundësia që të vija të kontribuoja dhe të merrja pjesë në bërjen e një modeli të ri. Unë s’kam qenë pjesë e fushatës së vitit 2005, por besoja se Shqipëria ka nevojë për duar të pastëra dhe për shtet të ligjit dhe të së drejtës”, ishte përgjigja e Bojaxhi pas pyetjes së Fevziut.

Të gjithë vinë me duar të pastëra dhe i ndyjnë duart rrugës?

Gjergj Bojaxhi: Unë e ndjej vetën si qytetar i cili ka pas disa detyra publike dhe jam i pastër, do të thotë se nuk jam pjesë e këtij niveli

Çfarë do të thotë “Sfida për Shqipërinë”?

Gjergj Bojaxhi: Kemi qenë një grup i madh njerëzish, rreth 50-100 veta, që kemi diskutuar gjatë për emrin, që nga viti 2016 jemi mbledhur dhe kemi diskutuar për emrin dhe jo vetëm për emrin, por për vlerat dhe rregullat.

Jeni një forcë politike apo një parti politike?

Gjergj Bojaxhi: Do thoja se është një levizje qytetare, të cilët e ndjejnë vetën që janë të papërfaqësuar dhe dëshirojnë që të jenë të përfaqësuar në politike dhe e kuptojnë që nga kjo elitë ekzistuese nuk ka zgjidhje.

Ka nisur procesi i mbledhjes së firmave për të marrë pjesë në zgjedhje?

Gjergj Bojaxhi: Ditën e premte fillon procesi i mbledhjes së firmave. Besoj që është një proces që do na japë mundësinë që ne të komunikojmë më shumë me qytetarët.

Në fakt, kandidimi juaj në zgjedhje ka ardhur pas “Sfidës për Tiranën” të vitit 2015-të, ku ju morët një numër të konsiderueshëm votash

Gjergj Bojaxhi: Me thënë të drejtën nuk është kandidimi për Tiranën, shkak është fakti se ne sot jemi një grup qytetarësh që e ndjejnë vetën qartazi se nuk jemi të përfaqësuar. Jemi një grup qytetarësh që nëse bën pyetjen sot se a jemi të kënaqur me këtë klasë politike, ne nuk jemi të kënaqur.

Gjatë këtyre 25-viteve shumë forca politike kanë dështuar, si do ja dilni ju?

Gjergj Bojaxhi: Ne kemi mësuar nga këto gabime, jemi një grup qytetarësh të cilët kemi ndërtuar diçka. Jemi së bashku, nuk është ndërtuar nga dy individë dhe tërheqin disa të tjerë që hajdeni këtu dhe bëjmë disa pazare. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Gjergj Bojaxhi
Pas

Përballja Arsenal-Bayern, jepen notat për lojtarët. Xhaka nën mesatare

Para

“Recesion dhe skandale korruptive”, Brazili përjeton krizën më të thellë ekonomike

Para
“Recesion dhe skandale korruptive”, Brazili përjeton krizën më të thellë ekonomike

“Recesion dhe skandale korruptive”, Brazili përjeton krizën më të thellë ekonomike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.