23:39 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gjyqtari që do mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Europë, cilët janë tri kandidatët e propozuar (EMRAT)

11:38 | 08/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqtari që do mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Europë, cilët janë tri kandidatët e propozuar (EMRAT)

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, voton brenda muajit prill 2017, kandidaturën për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Këshilli i Evropës ka ftuar qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Ky proces është paraprirë edhe nga një studim mbi praktikat më të mira të ndjekura nga vendet e tjera anëtare, për të përzgjedhur gjyqtarët e tyre kombëtarë në GJEDNJ. Për përzgjedhjen e kandidatëve, u ngrit Komisioni ad-hoc me këta anëtarë:

Kryetar i Komisionit:

-Z. Luan Omari, konstitucionalist, ish-anëtar i Komisionit të Venecias

Anëtarë të Komisionit:

-Z. Kristaq Traja, ish-gjyqtar në GJEDNJ

-Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

-Z. Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ish- gjyqtar në Gjykatën e Lartë

-Z. Artur Metani, Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, Kryeministria

Për kryerjen e procedurave në përputhje me udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, procesi u parapri nga një studim mbi praktikat më të mira të ndjekura nga vendet e tjera anëtare, për të përzgjedhur gjyqtarët e tyre kombëtarë në GJEDNJ.

Kriteret që duhet të plotësonin kandidatët ishin:

Të jetë shtetas shqiptar; 

Të ketë arsim të lartë juridik; 

Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë; 

Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit; 

Të ketë karakter të lartë moral në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; 

Të zotërojë një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht) si dhe së paku të ketë njohuri bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet përparësi zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.

 Numri i kandidatëve që aplikuan ishte 11 (njëmbëdhjetë).

Lista e kandidatëve (sipas rendit alfabetik) që aplikuan për pozicionin e gjyqtarit shqiptar në GJEDNJ:

  1. Aleksandër Muskaj
  2. Asllan Karaj
  3. Aurela Anastas
  4. Elira Kokona
  5. Ermal Frashëri
  6. Gent Ibrahimi
  7. Marjana Semini Tutulani
  8. Markeljan Koça
  9. Oriona Muçollari
  10. Sokol Berberi
  11. Suela Mëneri

Pas përfundimit të dy fazave të procedurës së përzgjedhjes, Komisioni, bazuar në vlerësimet përkatëse dhe pas realizimit të fazës së plotë konsultative me Panelin Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, propozoi listën me 3 kandidatë për pozicionin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, si më poshtë:

  1. Aleksandër Muskaj
  2. Aurela Anastas
  3. Sokol Berberi 

Kjo listë u paraqit për njohje dhe shqyrtim nga Këshilli i Ministrave.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: kryetarte drejtat e njeriut
Pas

”Unë protestoj! Për vajzat e mia, për miket e mia, koleget, bashkëpunëtoret, studentet që dhunohen”

Para

Këto gra të suksesshme shqiptare kanë një mesazh për ju

Para
Këto gra të suksesshme shqiptare kanë një mesazh për ju

Këto gra të suksesshme shqiptare kanë një mesazh për ju

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.