Gruaja 74-vjeçarja nga Bërzhita, që u gjet e vdekur, e lidhur këmbë e duar, ka vdekur nga asfiksia. Ky është përfundimi zyrtar i autopsisë, lidhur me shkakun e vdekjes se shtetases Fatime Hida.
E moshuara i kishte këmbët e duart të lidhura, ndërkohë që në kokë nga ana e grabitësve i ishte vendosur trikoja e saj me të cilën edhe është mytur.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, pikërisht kjo që i ka shkaktuar asfiksinë dhe vdekjen Fatime Hidës.E moshuara u gjet pranë oxhakut dhe nuk ka mundur të lëviz dot për shkak se kanë qënë e lidhur nga këmbët e duart.
Vrasja makabre sipas Policisë së Shtetit mund të jetë bërë nga dy persona, të cilët kanë hyrë gjatë natës në banesën e saj dhe më pas kanë kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar. (E.K/SHUPLAKA)