Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Mësohet se zjarrfikësit arritën ta izolonin zjarrin në mënyrë që të mos përhapej në banesat përreth, të cilat ishin në një distancë shumë të shkurtër për njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për një distancë rreth dy metra. Në banesën e djegur jeton familja me 6 persona e pronarit Astrit Klogjeri.
Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit, megjithatë policia ka nisur hetimet. Vijon… (D.D/Shuplaka)