Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i përgjigjet ambasadorëve të Quint-it të akredituar në Kosovë në një deklaratë për mediat, fill pas përfundimit të takimit me ta.
Sipas Thaçit, Kosova nuk po bën asnjë hap të papritur e asnjë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar me transformimin e FSK’së.
Presidenti kosovar shprehet se projekti për FSK-në, nuk është antiligjor e antikushtetues, dhe se Kosova nuk po bën asgjë që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon.
“Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucione demokratike kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mision dhe detyrat e një ushtrie moderne e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mision”, tha Thaçi.
“Detyrat e reja FSK do t’i marrë në përputhje me ligjin e ri, që të bëjmë FSK-në një ushtri moderne, multientike dhe të gatshme për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe saherë i kërkohet as asaj të jap kontributin në këtë drejtim.
Jam i bindur se edhe Qeveria do ta trajtojë projektligjin për FSK-në në periudhë të rregullt ligjore dhe shumë shpejtë do ta jap mendimin pozitiv të tij për këtë çështje”, shtoi ai.
Madje sipas Thaçit, FSK është trajtuar nga NATO dhe shtetet anëtare të saj. (D.D/Shuplaka)