Shumica e ndërtesave në kryeqytet nuk kanë termoizolim, edhe pse ekziston një ligj i miratuar që në vitin 2002 që e detyron një gjë të tillë.
Por sipas emisionit investigativ “BOOM”, edhe pse ekziston ky ligj nuk zbatohet. Gazetarët e emisionit kanë pyetur banorët në zonën e Unazës së re, ku është edhe bumi më i madh i ndërtimeve. Përgjigja e tyre është se nuk kanë aspak termoizolim.
DENONCIMI
Pronari i një firme ndërtimi i tha gazetares se ai ka ndërtuar në këtë zonë një pallat me termoizolim, që ka rritur pak koston. Arsyeja sipas tij është vetëm për cilësi në shitje, se ata që kanë jetuar jashtë e kërkojnë shtëpinë me termoizolim. Në lejen e ndërtimit nuk është e specifikuar që kërkohet kjo thotë ndërtuesi, nuk na e ka kërkuar njeri.Sipas tij pallatet rreth e rrotull, pjesa më e madhe nuk e kanë termoizolimin.
Gazetarja: Pallati që ju jetoni ka termoizolim ose veshje për të ndenjur ngrohtë?
Qytetarja: Jo këto tonat nuk kanë.
Qytetari: Jo izolim, por e gjithë lagështira hyn brenda.
Qytetarja: Jo nuk e kemi
Gazetarja: Me çfarë ngroheni ju?
Qyetarja: Me gaz, me cfarë të kemi mundësi
Qytetari: As termoizolim asgjë nuk kanë.
Ndërtuesi: Për çështje konkrete, tek pallati im kanë përdorur termoizolim shumë cilësor që varion 70euro metër kubi dhe ka rritur koston.
Gazetarja: Pse e zbatuat këtë ligj, sepsë më së shumti ky ligj nuk është zbatuar?!
Ndërtuesi: Arsyeja vetëm për cilësi në shitje ja vlejti që çdo klient që vjen janë të interesuar sidomos këta që kanë jetuar jashtë shtetit janë të interesuar që shtëpia e tyre të ketë termoizolim. Pavarësisht se në lejen e ndërtimit dhe në dokumentacion nuk është e specifikuar që ti mund ta bësh me termoizolim.
Gazetarja: Nuk ju a k anë këruar në momentin që keni paraqitur projektin
Ndërutesi: Jo jo, në dokumentacion nuk është shkruar me ligj që pallati të bëhet me termoizolim
Gazetarja: Në çfarë viti e keni ndërtuar?
Ndërtuesi: Unë e kam përfunduar para dy vjetëve
Gazetarja: Këto pallate rreth e rrotull e kanë termoizolimin?
Ndërtuesi: Jo nuk e kanë termoizolimin
Gazetari: Interesohem për një hyrje. Më kanë thënë që ka ndërtesa të reja këtej.
Agjenti i shitjeve: Ka ndërtesa të reja. faktikisht këtu të tëra të reja janë.
Gazetari: Të kujt viti mendohet?
Agjenti i shitjeve: Fillojnë nga 2002 e mbrapa. Varijojnë nga 700 euro metri katror që është vija e parë deri në fund rruge që vete 450.
Gaztari: Po termoizolim kanë?
Agjenti i shitjeve: Termoizolim ka vetëm pallati…dhe kompleksi i ri që po ndërtohet përballë.
Gazetari: Kurse këto këtej jo ë?
Agjenti i shitjeve: Këto këtej nuk është se e kanë aplikuar
Gazetari: Kanë ndonjë çmim më të lirë a më të shtrenjtë këta që janë me termoizolim?
Agjenti i shitjeve: Patjetër
Gazetari: Unë dua një shtëpi të jetë rreth 100 metra katror
Agjenti i shtijeve: Ky pallati këtu është.
Gazetari: Është buzë rrugës?
Agjenti i shtijeve: Është brezi i dytë
Gazetari: Sa vite ka që është ndërtuar?
Agjenti i shitjeve: 8,9 vite maksimumi
Gazetari: I bie 2008-2009
Agjenti i shitjeve: Bravo, në 2008. Është me hipotekë.
Gazetari: E ka dokumentin ë?
Agjenti i shitjeve: Po patjetër.
Gazetari: Po termoizolim nuk kishte ë?
Agjenti i shitjeve: Jo termoizolim nuk ka
LIGJI:
Ligji 89 37 i vitit 2002 për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa, parashikonte që çdo ndërtesë e re duhej të termoizolohej. Ligji ka dalë në një kohe kur nisën masivisht ndërtimet, që kjo të realizohej bashkë me ngritjen e ndërtimeve të reja, por nuk gjeti zbatim. Për herë të dytë ky ligji u ribë në vitin 2015 dhe kësaj here u quajt ligji për eficencën e energjisë, por situata është e njëjtë.
Agron Hysenlliu drejtor i Institutit të Ndërtimit, njëkohësisht inxhinier ndërtimi na shpjegon çfarë do të thotë thjesht termoizolimi.Sipas tij çdo godinë ka nevojë për ca kushte minimale dhe një energji të caktur për të krijuar kushtet në të cilat duhet të jetohet. Ruajtja e kësaj energjie brenda godinës, pa shpenzuar energji tjetër, quhet eficencë energjie.
Agron Hysenlliu, Drejtori i Institutit të Ndërtimit: Çdo godinë ka nevojë për ca kushte minimale dhe një energji të caktur për të krijuar kushtet në të cilat duhet të jetohet.Ruajtja e kësaj energjie brenda godinës, pa shpenzuar energji tjetër, quhet eficencë energjie. Eficenca e energjisë në banesa konsiston në pregatitjen dhe ndërtimin e duhur të objekteve, me materialet e duhura për ta ruajtur si nxehtësinë dhe ftohtësinë që hyn nga jashtë.Kryesoret janë materialet e ndërtimit.Janë tre metoda bazë për ruajtjen e energjisë:1 Metoda me veshje të objektit nga jashtë,2 metoda ndërmejetëse që ndërmjet mureve të ndërmjetme të objektit të vendosen materiale termoizoluese dhe 3 metoda e brendshme që të ruash një ambient komfort.65 për qind e të gjithë energjisë që konsumon Shqipëria e ka për banesat. (60 për qind për ngrohje banesat +5 përqind për ftrohje).Sipas tij ligji ka ekzistuar , por është bërë shkelje se nuk është zbatuar. Eficenca e energjisë është e domosdoshme, është çështje globale, jo vetëm e shqiptarëve.
Ndërkohë zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë tregojnë historikun e ligjit për termoizolimin ose eficencën në banese, se ka dhe ligje që ne i bëjmë formalisht për të marrë kredi nga BB.
Gjergj Simaku, Drejtor i drejtorisë së eficencës energjetike në ministrinë e Energjisë dhe Industrisë ka folur për mosbatimin e ligjit të vitit 2002 dhe ligjin e ri të vitit 2015.
Gjergj Simaku: Në ligjin e vitit 2002 gjykohej që çdo ndërtesë e re të kishte dhe termoizolim. Ky ligj nuk u zbatua kurrë. Atëherë pati një lobim nga ana e ndërtuesve që nuk donin të rrisnin kostot dhe pse ne mundoheshim t’i bindnim se kostoja nuk e kalonte 25 euro për metër katror. Kjo kosto është edhe sot. Ligji nuk pati mekanizma shtrëngues. Patëm një refraktaritet në lidhje me pjesëmarrjet në KRRT, pra në kontrollin që i bëhej projektit të ri, nuk kishim mundësi të gjykonim sa do ishte koeficenti i konsumit që do kishte ndërtesa. Ne nuk kishim njerëz në Bashkitë ku jepeshin lejet e ndërtimit. Policia e ndërtimit duhet të kontrollonte procesin, por asnjë veprim konkret për të ndaluar joizolimin. Ligji u bë formal, ai u vu si kusht që Shqipëria të merrte një kredi nga Banka Botërore. Në vitin 2015 kur u iniciua ligji (i ri)për eficencen e energjisë nga ana e ministrisë së Energjisë dhe Industrisë kishim të bënim me një stok ndërtesash të paizoluara. Fokusi i këtij ligji janë ndërtesat publike, shkolla, kopshte, spitale, ku ligji parashikon se në kohën kur ato duhet të futen në rikonstruksion , duhet të plotësojnë dhe kushtet e eficencës së energjisë.Një ndërtesë që shitet duhet detyrimisht të shoqërohet me certifikatën e performancës së energjisë.Kjo hap hapsirën që të ndërtojmë rregulla dhe ne jemi duke zhvilluar aktualisht këto akte nënligjore. (D.D/Shuplaka)