Aktivisja Lorisa Ylli ka denoncuar nga Durrësi se një rast tjetër, që sipas saj është një shkelje e plotë në projektin “Veliera”. Sipas aktivistes kompania Everest u kap nga ajo sot personalisht duke gërmuar me matrapik zonën arkeologjike. Ajo shton më tej se u njoftua dhe Prokuroria e Rrethit Durrës ku veproi menjëherë për ndalimin e gërmimeve.
“Denoncim Publik për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Brendshëm: Veliera prej 3 ditësh është e bllokuar nga Prokuroria dhe prej 1 muaji me Vendim Gjykate është e ndaluar të bëhet çfarëdo gërmimi nga Bashkia apo kompania Everest e kontraktuar nga Bashkia Durrës. Vetem IMK për gërmimet e zbulimeve arkeologjike ka të drejtën e ndërhyrjes por jo të zhvendosjes së objekteve të gjetura !
Sot në orën 19.30 në shkelje të plotë kompania Everest u kap nga unë personalisht duke gërmuar me matrapik zonën arkeologjike nga ku u njoftua dhe Prokuroria e Rrethit Durrës ku veproi menjëherë për ndalimin e germive. Ky esht nje akt i turpshem dhe pergjegjese direkte eshte Policia e Shteti per shpërdorim detyre, por këtu ka dhe përgjegjes akoma më të fuqishem sepse shpërdorimi i detyrës bëhet me urdhër të KM Edi Rama ! “,shprehet aktivistja.
Ajo shton më tej se në një kapje të tillë flagrante duhet të kishin filluar arrestimet nga dashamirësi i Vettingut.
“As ne si qytetarë dhe as Prokuroria nuk bën rojën e zbatimit të ligjit me këtë merret Policia e Shtetit !
Nëse Shqipëria 50 vite vuajti komunizmin sot po vuan pushtimin mafioz ku as në vendet me problematike, mafia nuk ka pasur veton deri për arkeologjinë e qytetareve ! Ju jeni më keq se ISIS ! Turp ju nuk keni por gjetshit belanë në kokat tuaja dhe familjareve tuaj ( aty ku ju dhemb dhe pse dyshoj dhe për këtë ) që po na katandisni si mos më keq çdo ditë!”, shkruan aktivistja Lorisa Ylli. (J.V/Shuplaka)