07:24 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Operacioni Liqeni”, 2 ton ngjala me vlerë 10 milionë euro kontrabandë, 17 të arrestuar

21:27 | 08/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
“Operacioni Liqeni”, 2 ton ngjala me vlerë 10 milionë euro kontrabandë, 17 të arrestuar

Autoritetet greke dhe spanjolle ka përfunduar një aksion të rëndësishëm ku kanë rënë në prangat 17 persona. Ky aksion është finalizuar me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it, ku është shkatërruar një rrjet kriminal ndërkombëtar që dyshohej se ka futur kontrabandë mbi 2 ton ngjala nga vendet e BE-së në Kinë. Operacionet e kryera në Greqi dhe Spanjë kanë çuar në arrestimin e 17 personave dhe sekuestrimin e 2 ton ngjalave me vlerë 10 milion euro, shkruan Tv Klan.  Janë sekuestruar nga policia edhe disa usb, makina luksoze, 1 milion euro në të holla dhe shufra ari.

“Operacioni Liqeni” tregon se çfarë rezultatesh të suksesshme mund të arrihen kundër trafikimit të kafshëve të egra, kur hetuesit e terrenit nga shtetet e ndryshme anëtare të BE-së punojnë së bashku. Plani i veprimit i BE-së kundër trafikimit të specieve në rrezik zhdukje, ofron një bazë solide për bashkëpunim. Në rastin konkret, ngjalat janë një prej specieve më të rrezikuara në Evropë. Peshkimi dhe tregtia e paligjshme përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për mbijetesën e tyre. I përgëzoj ata që kanë treguar një mesazh të fortë… Se ne jo vetëm kujdesemi për mbrojtjen e biodiversitetit, por kemi kapacitetin për të vepruar”, tha Karmenu Vella, Komisioneri i Peshkimit, Mjedisit dhe Çështjeve Detare.

“Ky operacion është një shembull i mrekullueshëm se si shtetet anëtare të BE-së mund të përfitojnë nga mbështetja e Europolit për të trajtuar me sukses krimin e organizuar ndërkufitar. Do të doja të përgëzoja hetuesit e shteteve anëtare dhe Europol-it për punën e tyre të madhe dhe vendosmërinë. Agjencia jonë do vazhdojë punën e saj për të luftuar trafikimin e specieve të rrezikuara në BE”, tha Rob Wainëright, drejtori i Europol-it.

OPERACIONI:

Ky operacion ishte nismë e Shërbimit Spanjoll të Mbrojtjes së Mjedisit (SEPRONA) dhe fillimisht u zbulua se  një kompani kishte bërë blerje të dyshimta ngjalash në 4 shtete të ndryshme. Sapo ngjalat ishin futur në tregun e ligjshëm, kompania i transportoi ato në Greqi duke përdorur dokumente false. Ngjalat ishin eksportuar në mënyrë të paligjshme në Azi si “peshk i freskët”. Operacioni, i quajtur “Abaia” është një rezultat i drejtpërdrejtë i “Operacionit Liqeni”, një aksion i përbashkët midis Francës, Portugalisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Operacioni Liqeni” ka nisur nga Europol në vitin 2015. 

“Operacioni Abaia” është aksioni më i rëndësishëm i viteve të fundit në drejtimin e trafikimit të specieve të rrezikuara në BE.

Ngjalat evropiane (Anguilla anguilla) kanë filluar të zhduken me shpejtësi. Sipas vlerësimeve nga Këshilli Ndërkombëtar për Eksplorimet e Deteve (ICES), deri në vitin 2011, numri i “ngjalave xham” të lindura çdo vit ishte vetëm në 1% të nivelit që ka qenë para viteve ‘80. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: "Operacioni Liqeni"kontrabandengjala
Pas

“Veliera”, reagon aktivistja: Turp, kompania po gërmonte sot, bëhet me urdhër të Ramës, jeni më keq se ISIS

Para

Fshehin 250 mijë euro dhe 32 kilogramë kokainë në dollap, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Para
Fshehin 250 mijë euro dhe 32 kilogramë kokainë në dollap, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Fshehin 250 mijë euro dhe 32 kilogramë kokainë në dollap, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.