Një gazetari turk i ka rënë të fikët gjatë transmetimit live në televizionin shtetëror “TRT Haber”. Bëhet fjalë për gazetarin Abdulkadir Unal, i cili ishte i ftuar në emisionin “Anadolli pyet” së bashku me zv/kryetarin e partisë në pushtet AKP në Turqi, Mehdi Eker.
Teksa në studio po diskutohej rreth ndryshimeve kushtetuese, Unalit i ra të fikët krejt papritmas. Kjo shkaktoi panik tek të ftuarit dhe publiku, çka u bë shkak që transmetimi të kalonte direkt në reklama.
Gazetari u dërgua me urgjencë në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mediave turke, Unali kishte thjesht grip, por kishte punuar për orë të tëra, çka i kishte shkaktuar shumë lodhje fizike. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=UaYHPJGcdo0&feature=youtu.be