Dy shtetas janë vënë në prangat e Policisë së Elbasanit pas kontrollit të ushtruar brenda banesës dhe gjetjes së 1.5 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”.
Burime të policisë bënë me dije se Sanije Veliu dhe djali i saj Jorgen Veliu 21 vjeç, u arrestuan pas kontrollit të banesës në Xibrakë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Detaje të Policisë së Elbasanit:
Sekuestrohet 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Jorgen Veliu, 21 vjeç banues në Elbasan
– Sanije Veliu, 46 vjeçe banuese në Elbasan
Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)