Avioni “Piper” që bëri bujë me rrëzimin e tij në Shtator 2016 në Ishëm, është çmontuar dhe është hequr nga vendi. Mësohet se këto veprime janë ndërmarrë me vendim Prokurorie. Të pranishëm në zonën ku ai u rrëzua, kanë shkuar përfaqësues të kompanisë dhe ekspertë.
Më 26 janar të këtij viti, piloti i tij, italiani Guido Guidi, u largua nga vendi pas rreth pesë muajsh qëndrim në Shqipëri. Largimi i tij erdhi dy ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ti rikthejë pasaportën pasi prej shtatorit i ishte sekuestruar.
Pavarësisht deklarimeve kontradiktore të tij, hetuesit nuk arritën të gjejnë asnjë provë që ta lidhte pilotin me trafikun e drogës. (XH.A/SHUPLAKA)
(Piloti Guido Guidi)