Në mbyllje të seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur vlerësimin për miratimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës për lirimin e Ramush Haradinaj.
“Përshëndes rezolutën e sapomiratuar nga parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të Haradinaj”, u shpreh Meta.
Me nismën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi miratoi të enjten një rezolutë që kërkon lirimin e tij.
Në rezolutën e miratuar flitet edhe për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinaj.
Prej disa muajsh, Ramush Haradinaj është duke u mbajtur në arrest mbi bazën e një fletë-arresti serb për krime lufte. (XH.A/SHUPLAKA)