02:33 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Grabitja e 7 mln eurove në Rinas, zbardhen 6 sms-të: Doli vajza…

15:37 | 09/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja e Rinasit, gjenden 50 mijë euro në frigorifer (PAMJET)

Të njohur si “Banda da e Riansit” që në më pak se dy vite grabitën 7 milionë euro në aksin Tiranë-Rinas i duhej 20 minuta kohë të përgatitej për të sulmuar autoblindat me para.

 Admir Çerpja e Admir Murataj ju vinin kushte anëtarëve të tjerë.  Informatorëve të tyre Fation Xhyliu e Neim Avdylaj  sapo të kishin informacion për lëvizjen e parave të dërgonin mesazh të koduar në celularët e krerëve të bandës.

Fation Xhyliu ka shpjeguar para hetuesve se këta persona, kërkonin vetëm 20 ose 25 minuta kohë nga njoftimi deri në momentin që do të ishin gati për të sulmuar, shkruan Report Tv.

Kronoloigjia e ngjarjeve:

 Report Tv sjell kronologjinë e 6-të mesazhe që përdori grupi për të grabitur 7 milion euro në periudhën 2015-2017 dhe mënyrën se si ata u krijuan, ku fillimisht rezulton se një grup kriminal nga Laçi është tërhequr nga grabitja.

Më datë 03/12/2015 në ora 12 Fation Xhyliu i nis sms Neim Avdylajt “Makina po del tani prej parkut”.

Në të njëjtën ditë dhe orë Detion Memlikaj i dërgon sms Avdylajt me përmbajtjen “Kemi lëvizje sot”.

Këto dy mesazhe Avdyalj ja ka dërguar më pas tek një numër celulari shënuar me emrin “shoku”.

Për të konfirmuar njoftimin dhe nisjen e operacionit të grabitjes, Avdylajt i është kthyer përgjigja “Ok në rregull”.

Dy ditë pas grabitjes më 05/12/2015 Avdylajt i vjen mesazh nga Adi (Admir Çerpja) me përmbajtjen “Hajde se mbaroi”.

E njëjta skemë është përdorur në shkurt të 2017 por këtë herë mesazhi që ka njoftuar grupin është dërguar nga vetë Avdylaj i cili ka qenë në ruajtje të eskortave prej më shumë se 8 muaj.

Më datë 09/02/2017 Avdylaj i nis mesazh Admir Çerpjas me përmbajtjen “doli vajza”.

Por si u krijua ky grup kriminal dhe si u njohën personat mes tyre?

Fation Xhyliu rezulton se ka diskutuar fillimisht me Detion Memlikën ish-komandon i cili punonte si polic privat së bashku me Xhyliun. Pas kësaj Bisede sqaron Xhyliu për hetuesit, kemi kontaktuar Neim Avdylajn.

Fillimisht Avdylaj rezulton se ka refuzuar por në qershor të 2015 ai ka ndryshuar mendjen dhe më pas ka takuar Xhyliun e Memlikën duke i prezantuar me disa të njohur të tij pa i treguar emrat por vetëm origjinë, siç dhe shihni në faksimile dhe rezulton se ata ishin nga Laçi.

Edhe kjo tentativë ka dështuar pasi këta persona me origjinë nga Laçi janë tërhequr duke i thënë Xhyliut se ishin në kërkim nga policia dhe s’mundeshin dot.

Dy muaj më pas në Gusht 2015 Avdylaj kish gjetur një tjetër grup kriminal i cili pranoi ofertën e Xhyliut dhe nga aty mori përsipër që të kryente goditjen.

Pjesëtarët e grupit njiheshin vetëm nga Avdylaj dhe kushti ishte që njoftimin për lëvizjen e eskortave me para ta merrnin 20 ose maksimumi 25 minuta para se blindat të niseshin drejt Rinasit. (J.V/Shuplaka)

 

Pas

Mbetet në fuqi moratoriumi për gjuetinë, Kushtetuesja rrëzon kërkesën

Para

“Banda e Tritolit”, gjykata jep burgim të përjetshëm për Andon Mehillajn dhe 25 vite burg për Sinanaj

Para
“Banda e Tritolit”, gjykata jep burgim të përjetshëm për Andon Mehillajn dhe 25 vite burg për Sinanaj

"Banda e Tritolit", gjykata jep burgim të përjetshëm për Andon Mehillajn dhe 25 vite burg për Sinanaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.