13:47 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Akuzat për vrasje, Diana Çuli dhe Agron Tufa përballen ‘’live’’ me njëri tjetrin në studio

21:16 | 09/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat për vrasje, Diana Çuli dhe Agron Tufa përballen ‘’live’’ me njëri tjetrin në studio

U bë tashmë më shumë se një javë që Agron Tufa dhe Diana Çuli janë përfshirë në një debat të ashpër public. Akuza-kundërakuza që kanë pasur vetëm një temë, pushkatimet e poetëve në kohën e diktaturës komuniste.

Ata sot për herë të parë do të jenë përballë njëri tjetrin në emisionin e Sokol Ballës ‘’Top Story’’.

Fillimisht Tufa drejtori i Institutit për Krimet e Diktaturës e quante publikisht Çulin si vrasëse dhe madje arriti të prishte një takim letrar.

‘’Si ka mundësi që Diana Çulin e zë gjumi. Duhet të kishte kërkuar falje me megafon ndaj familjarëve’’, ka thënë Tufa.

Ndërkohë nga ana tjetër Çuli i ka konsideruar tepër të ashpra këto akuza. Akuza të cilat nuk u janë bërë as përgjegjësve të vërtetë të diktaturës.

‘’Këto janë akuza shumë të rënda që janë bërë në rrjetet sociale’’, ka thënë Çuli.

DEBATI I PLOTË:

Diana Çuli: Mua më vjen shumë keq që ju keni përdorur një gjuhë urrejtjeje ndaj gazetareve.

Gazetarja: Nisma jonë kishte në qendër të saj që të sillte mbrëmjet letrare në qytet dhe të rikthente shkrimtarët e realizmit socialist.

Diana Çuli: Unë kam bërë dhe më parë takime.

Marku: Qëllimi juaj ishte të nxirrnit në pah shkrimtarët e realizmit socialist.

Beti Njuma: Për hir të bashkëpunimit që kemi pasur me zotin Agron i kërkova që të mos e bënte këtë formë të protestave. Ti që bën thirrje për moral. Mos bëj protesta të tilla që nxisin reagime. I kërkova që të vinte në takim. Ki burrëni pranoje!

Sokol Balla: Beti të lutem se nuk do bëjmë biseda telefonash

Mark Marku: Unë them që zonja Çuli të shkojë në çdo takim publik që thërritet, si mund ta ftosh së bashku Agronin dhe Dianën, është mungesë etike

Beti Njuma: Unë nuk i kam ftuar të dy, e kam thërritur Agronin pas reagimit të tij.

Marku: Ju keni pasur një fond publik, duhet të mësohemi të jemi transparent me fonde që paguhen nga publiku.

Beti Njuma: Po abuzohet shumë me këtë termin projekt, ne kemi marrë vetëm 3 milionë lekë të vjetra për këtë nsimë tonën letrare.

Sokol Balla: Akuzat janë akuza dhe njerëzve nuk iu intereson fare sa ka kushtuar projekti.

Agron Tufa: Nuk i kam akuzuar për shpërdorimin e fondeve, po për keqpërdorimin e tyre.

Sokol Balla: Beti nuk është e hijshme që të të mbyll mikrofonin. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: agron tufadiana culiregjimi komunist
Pas

Mark Zuckerberg baba për herë të dytë: Nuk mendoja se mund të bënim sërish fëmijë

Para

Publikohen datat e provimeve të maturës, kujdes lëndët me zgjedhje

Para
Publikohen datat e provimeve të maturës, kujdes lëndët me zgjedhje

Publikohen datat e provimeve të maturës, kujdes lëndët me zgjedhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Berisha: Farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.