09:54 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po të hulumtosh listat e Vettingut zbulon xhevahire. Emri: Gomari, mbiemri: Lopa”

23:48 | 09/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari teston seriozitetin e peticionit për “Vettingun”, firmos 10 herë me emrin e tij dhe të Fahri Balliut

Gazetari Agim Xhafka ngre dyshime mbi seriozitetin e nismës për mbledhjen e firmave për të mbështetur Vettingun.

Sipas Xhafkës, firmat i hedhin edhe njerëz të cilët kërkojnë të tallen, por pushteti nuk do t’ja dijë. Gazetari shkruan se gjatë ditës së sotme, njëri ka shkruar emrin “Gomari” dhe mbiemrin “Lopa”. Madje sipas tij, ky nuk është rasti i vetëm.

“Sot njëri nënshkroi emri: Gomar,mbiemri:Lopa. Po të hulumtohet do dalin xhevahire. Por pushtetit nuk i plas hiç. E tha Ai,karvani nuk ndalet. Duhet numri i firmave,jo saktësia,legjitimiteti a serioziteti.”, janë fjalët e Shafkës.
STATUSI I PLOTË I XHAFKËS

FIRMAT…

Ka disa ditë që në çadrat e vettingut ka plasur një gallatë e madhe. Shkojnë votojnë njerëzit me emra artistësh të hollivudit,me emra mbretërish, me pseudonime,bile dhe me emra kafshësh. Sot njëri nënshkroi emri: Gomar,mbiemri:Lopa. Po të hulumtohet do dalin xhevahire. Por pushtetit nuk i plas hiç. E tha Ai,karvani nuk ndalet. Duhet numri i firmave,jo saktësia,legjitimiteti a serioziteti.
Fiks para 25 vjetësh kur plasi krijimi i partive të reja,Leko,shoku im legjendar,punonte në një ministri. U mburr para ca politikanëve të rinj se krejt kolektivin prej 200 vetësh do e bënte simpatizant të partisë së tyre. Ata e quajtën budalla,tutkun,shitamendës,por Leko të nesërmen ua solli 200 firma ,bile dhe me numër letër njoftimi.
-Po si e bëre?- pyetën gjeniun.
-E lehtë fare,- ia nisi ai.- U thashë që në ministri do na vijnë plot ndihma në veshmbatje. Ndaj duhej një listë me emra mbiemra dhe me numër këmbe që këpucët të na vinin pa probleme. Kolonën e këmbës e vura në fund. Pasi firmosën të gjithë atë e preva me gërshërë.Ja,kaq.
Politikanët e partisë së re kësaj liste i vunë kokën Ministrisë së drejtësisë dhe kërkuan sipas ligjit të krijohej partia. Ajo u krijua dhe sot ka ca deputetë në kuvend.
Nuk besohet,por edhe pas 25 vjetësh jemi ku ishim. Tek firmat e Lekos dhe tek slogani idiot i pushtetit ç’më duhet mua se ç’bëj unë.. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: agim xhafkaFIRMATVettingu
Pas

A po provokon Rama-Ivanovin me këtë FOTO?

Para

Gola, përmbysje dhe të fituar, gjithçka që ndodhi në Europa League

Para
Gola, përmbysje dhe të fituar, gjithçka që ndodhi në Europa League

Gola, përmbysje dhe të fituar, gjithçka që ndodhi në Europa League

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë, shkon në selinë rozë me bllok në dorë

Zjarr në kabinën elektrike të një pallati banimi në Gjirokastër, çfarë dyshohet

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

Pas arrestimeve në doganën greke, pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën kufitare në Qafë Botë

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Zjarret pyjore në Turqi morën dy jetë, pretendohet për zjarrvënie të qëllimshme

Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

Kapet 3 ton kokainë në Guayaquil, autoritetet në Ekuador: I përkiste mafias shqiptare

Mediat: Hamasi pranon propozimin e armëpushimit me Izraelin

Vala e të nxehtit përvëlues godet Italinë! 3 viktima, temperatura deri në 41°C dhe alarm i kuq në 20 qytete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.