Dy të rinj në kryeqytet janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës. Ata ishin shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Është arrestuar i shpalluri në kërkim Fransua Alushi 20 vjeç, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Në pranga ka rënë edhe Muhamed Gjeliu 22 vjeç, ndaj të cilit është caktuar “arrest me burg” për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. (XH.A/SHUPLAKA)