Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar sërish situatën politike në vend, duke iu referuar përplasjeve mazhorancë-opozitë, pas deklaratave të tyre ditën e djeshme, sa nga Kuvendi, e sa nga “parlamenti i vërtetë” siç u referohen demokratët.
Në reagimin e tij të shkurtër, ai del në mbështetje të opozitës, duke iu referuar politikanëve dhe “shkenctarëve të jurispundencës elektorale”.
“Politikanët dhe “shkencëtarët” e jurisprudencës elektorale duhet të kuptojnë se në demokraci nuk ka zgjedhje pa opozitën! Në diktakturë po!”, shkruan Ylli Manjani. (XH.A/SHUPLAKA)