09:29 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Nishani uron Tusk për rizgjedhjen si President i Këshillit Europian: I bindur se do e keni në vëmendje Shqipërinë

10:58 | 10/03/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani, mesazh ngushëllimi Presidentit Erdoğan: Akt mizor që kapërcen çdo veprim njerëzor

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar Donald Tusk për rizgjedhjen në postin më të lartë të Presidentit të Këshillit Europian.

Në mesazhin e urimit të tij, ai shpreh kënaqësinë dhe urimet e tij për angazhimet përkatëse, si dhye falenderimet për mbështetjen e dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në vijim të mesazhit të tij, Kreu i Lartë i Shtetit shpreh bindjen se pavarësisht sfidave të BE-së, vëmendja do vijojë të jetë domenthënëse për Shqipërinë.

Urimi i Presidentit Bujar Nishani:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani uron zotin Donald Tusk me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë të Presidentit të Këshillit Evropian.

“I nderuar zoti President,

Rizgjedhja juaj, për një mandat të dytë si President i Këshillit Evropian si dhe riemërimi si President i Euro Samitit, më jep edhe njëherë rastin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për vijimin e përmbushjen me sukses të angazhimeve përkatëse.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që i keni dhënë procesit të integrimit evropian për vendin tim dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç e kam theksuar edhe në takimet e veçanta me ju, integrimi evropian mbetet alternativa e vetme dhe projekti më madhor i shqiptarëve, ndaj dhe ju siguroj se jemi të vendosur për të vijuar përpara në këtë drejtim, si në aspektin e reformave të brendshme ashtu edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal.

Jam gjithashtu i bindur se, pavarësisht sfidave dhe çështjeve shumë delikate me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj, vëmendja juaj do të vijojë të jetë domethënëse për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me gjithë përparimin thelbësor dhe raportet e reja pozitive ndërshtetërore, rajoni i Ballkanit Perëndimor, ka ende nevojë për një vëmendje dhe mbështetje më të qenësishme nga të gjitha strukturat e BE-së.

Duke ju uruar edhe njëherë suksese në vijimin e përmbushjes së misionit tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Bujar Nishanidonald tusk
Pas

Këngëtari i famshëm firmos për pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhje

Para

Me kapuça në kokë dhe shkopa bejsbolli në duar, grabitet një pikë karburanti në Durrës

Para
Me kapuça në kokë dhe shkopa bejsbolli në duar, grabitet një pikë karburanti në Durrës

Me kapuça në kokë dhe shkopa bejsbolli në duar, grabitet një pikë karburanti në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.